Xhevdet Shehu
Kur nisa të bëj këtë shkrim për katër heronj të Margëllliçit, aty pranë Patosit, këtu e 75 vite më parë, u ndodha para disa mëdyshjesh. Të shkruaja, a të mos shkruaja? Kjo ishte çështja. Por, ngado që ta marrësh, ky shkrim përkujtimor ishte i pashmangshëm. Jo vetëm se kjo beteja e Margëlliçit është një nga faqet më të ndritura të epopesë së luftës antifashiste ku, në një ditë, si sot 75 vjet më parë dhanë jetën e tyre katër Heronj të Popullit Mustafa Matohiti, Dino Kalenja, Lefter Talo dhe Meleq Gosnishti dhe disa dëshmorë të tjerë…
Jemi në 75-vjetorin e çlirimi të Shqipërisë. Është padyshim një ngjarje shumë e rëndësishme për një komb. Dhe ne, shqiptarët, jemi komb. Por si komb shpesh na ka humbur kujtesa dhe jemi luhatur e kemi humbur ekuilibrin shpesh herë. Aktualisht vërej se jemi në një moment që duhet t’i rikthehemi kujtesës së kaluarës. Sidomos asaj të luftës Antifashiste.
Unë nuk mund ta shmangia këtë rast për të shkruar për heronjtë e Margëlliçit. I kam respektuar gjatë gjithë jetë sime ata martirë si idealistë të mëdhenj dhe do të përulem deri në fund të jetës sime. Arsyeja se po shkruaj këtë radhë ka të bëjë me epopenë e dëshmorëve, pasi ajo është tërësisht e njohur dhe e publikuar vit pas viti. Ajo histori nuk ndryshon, si e gjithë epopeja e Luftës Antifashiste. Arsyeja thelbësore që më bëri të shkruaj për heronj e Margëlliçit është fare e thjeshtë:
Shpërfillja e neveritshme e qeverisë aktuale ndaj këtij viti jubile! Një gjest i Kryeministrit aktual Edi Rama duke i ngritur përmendore kryekolaboracionistit Mit’hat Frashëri në prag të këtij jubileu është më shumë se një vetëvrasje politike për të si politikan dhe forcës politike që përfaqëson, është një vetëdemaskim si neofashist që gabimisht apo në mënyrë të qëllimshme ka dalë në krye të Partisë Socialiste.
Thelbi i këtij shkrimi përkujtimor është fare i thjeshtë: Ata dëshmorë që ranë 75 vite më parë e shkruan epopenë e tyre të pavdekshme. Ata janë heronj që ne do t’u përulemi në jetë të jetëve për idealizmin që treguan. Ata e bënë veprën e tyre. Ata nuk kanë nevojë për ne. Ne, pasardhësit, kemi nevojë për lavdinë e tyre.
Turpi na mbuloftë nëse nuk do të jemi në gjendje ta lartësojmë atë lavdi!
***
Miku im Qani Duraj, vëllai i Heroit të Popullit Dino Kalenja më tregoi me këtë rast:
– Beteja e Patosit ështё nga luftimet mё tё ashpra dhe mё tё pёrgjakshme nё mbyllje tё Operacionit Armik tё Dimrit (1943-44), qё zhvilluan forcat partizane nё Mallakastёr kundёr forcave hitleriane nё rajonin Patos-Margёlliç. Eshtё edhe beteja mё e pёrgjakshme qё u zhvillua nga forcat partizane pёr tё çiruar tёrsisht Mallakastrёn dhe rajonin e Patosit. Gjermanёt qё nё nisje tё pushtimit tё Shqipёrisё, patёn treguar interes tё veçantë pёr rajonin naftёmbajtёs tё Patosit, pёr mirёfunksionimin e makinёs sё tyre ushtarake. Nё atё rajon ata pёrqёndruan forca tё shumta kёmbësorie, artileri, forca xhenjere dhe trupa speciale zbulimi e antiguerrile. Duke shfrytëzuar sistemin kodrinor Margёlliç, Rrerёs, Lalar, ata patёn krijuar njё barrierё tё fuqishme edhe pёr mbrojtjen e forcave kryesore, tё dislokuara nё qytetin e Fierit dhe nё zonёn bregdetare. Nga ai rajon ata nisёn Operacionin e Dimrit nё drejtim tё Mallakastrёs dhe zonave pёr rreth saj.
Forcat partizane tё Mallakastrёs tё inkuadruara nё batalionin “Ismail Klosi” tё deklaruara tё shpartalluara, jo vetёm qenё kthyer tё organizuara nga malet e Kurveleshit, por kishin nisur veprimet sulmuese kundёr forcave mercenare, duke arritur tё çlironin njёri pas tjetrin fshatrat e Mallakastrёs së sipёrme dhe nё fundin e muajit mars, zhvillonin luftime kundёr forcave gjermane nё pjerrёsitё verilindore tё fshatit Patos. Pёrparimi i forcave partizane e territoriale pati krijuar panik nё radhёt e armikut e sidomos tek forcat mercenare tё Ballit, qё tashmё tё deskredituara plotёsisht nё sytё e popullit, qenё strukur nё Fier. Luftimet nё rajonin Belishovë, Kasnicё patos midis palёve vazhduan disa ditё me sulme e kundrasulme nga tё dy palёt, pa mundur ta zhvillonin mё tej suksesin. Pikёrisht nё kёtё situatë. mё 25 mars 1944, mbërriti nga Pёrmeti njё batalion i Br6 partizane i prirë nga komisari i brigadёs Mustafa Matohiti, i cili pёrcolli te forcat partizane tё krahinёs urdhrin e Komandantit tё Ushtrisё NÇ: Tё çlirohet Mallakastra. Pasi u njoh me gjendjen dhe me terrenin ku pritej tё zhvilloheshin luftimet, u ra dakord qё sulmi tё zhvillohej nё dy drejtime: Margёlliç- Qafa e Rrerёsit- Lalar do tё sulmonte batalioni i Br6 partizane, ndёrsa nё drejtimin Kasnicё-fshati Patos- Lalar do tё sulmonin forcat partizane dhe territoriale tё krahinёs Mallakastrёs.
Mustafa Matohiti me pёrgjegjёsinё e detyrёs dhe synimit qё kёrkonte tё arrinte me batalionin qё drejtonte, zgjodhi tё sulmojë Kalanё e Margёlliçit. Ishte rast unikal, qё forcat partizane angazhoheshin nё luftё frontale nё njё rajon tё fortifikuar, i mbrojtur nga forca tё zgjedhura e tё paisura me armёt mё moderrne tё kohёs. Skema taktike e sulmit dhe raporti i forcave favorizonin dukshёm forcat gjermane. Ishte guximi partizan, vendosmёria deri nё vetëmohim dhe vullneti i çelniktë pёr tё prekur suksesin, idealet e lirisё dhe plotë faktor tё tjerё moralë e shpirtёrorë, ato qё zhvlerёsuan skemat klasike tё luftёs frontale dhe mitin e pathyeshmёrisё hitleriane, qё kur e shikon nga distanca e shtatё dekadave, jo vetёm tё habit por tё bёn tё mendosh se ajo luftё e frymëzuar nga idealet e mёdha kishte kapёrcyer çdo lloj pamundёsie.
Forcat naziste natёn e 28-29 marsit depёrtuan nё shpinё tё forcave partizane njё detashment dhe kapёn majёn dominuese tё malit Kasnicёs, qё tё nesёrmen, duke u gdhirë 29 marsi tё goditnin nga shpina forcat e grupit tё tretё gjatë afrimit pёr nё vijёn e sulmit dhe mё pas, nё bashkëveprim me forcat e tyre kryesore qё mёsynin nga fshati Patos, t’i rrethonin e shpartallonin ato dhe t’u dilnin nё shpinё forcave tё batalionit tё katёrt tё Br6S, qё luftonte nё Margёlliç. Kjo ishte njё taktikё e studiuar mirё nga komanda hitleriane qё kishte ndjekur me vёmendje dhe kishte grumbulluar tё dhёna jo vetёm pёr forcat partizane nё tёrёsi, por edhe pёr çdo drejtues formacioni nё veçanti.
Forcat partizane tё grupit tretё qё marrshonin pёr tё zёnё vijёn e sulmit, u goditёn befasisht nga forca gjermane qё kishin kapur malin e Kasnicёs. Ndёrhyrja energjike e Dino Kalenjёs me njё grup partizan kundёr tyre, ua dёshtoi planin dhe u dha mundёsi forcave kryesore tё grupit ti shmangeshin kurthit dhe tё zinin bazёn e nisjes pёr sulёm nё vijёn dhe kohёn e cakuar. Lufta pёr azgjesimin e atij detashmenti nazist vazhdoi gjat gjith ditёs me sulme e kundrasulme tё rrepta, deri nё pёrleshje trup me trup. Nё ballin e atij sulmi ra heroikisht komisari Dino Kalenja dhe partizani trim Sabri Myslymi.
Nё tё dy drejtimet luftimet vazhduan gjatё gjithё ditёs, pa mundur tё arrijnё objektivat e synuara. Forcat partizane pasi kapёn Margёlliçin dhe detyruan forcat e armikut tё tёrhiqen nё malin e Rrerёsit, u tёrhoqёn tё organizuar e me luftim andej nga kishin ardhur. Grupi i tretё pasi izoloi forcat naziste nё malin e Kasnicёs, zhvilloi me sukses luftimet dhe duke dalё matanё lumit Gjanicё, ndimuan forcat e Br6S tё tёrhiqen nё mёnyrё tё organizuar nё juglindje tё Margёlliçit. Komanda gjermane e befasuar nga goditjet e partizanёve dhe humbjet e pёsuara, thirri pёrforcime tё reja pa mundur tё pengoj tёrheqien e organizuar tё forcave partizane.
Nё atё betejё ranё heroikisht17 partizanё, 13 tё Br6-tё dhe 4 tё grupit tё tretё. Mustafa Matohiti, Meleq Gosnishti, Lefter Talo, Stefan Zhuka, Faik Sako, Tahir Dervishi, Demir Kono, Mario Marini,, Michele Troli. Dino Kalenja, Sabri Myslymi, Hamit Jonuzi dhe Faik Dule, qenё disa prej tyre. Mustafai, Meleqi, Lefteri, Dino, pas clirimit u vlerёsuan me titullin e lartё “Hero i Popullit”, qё ajo ngjarje tё mbetet nё kujtesёn e Historisё me slloganin “Njё betejё katёr heronj”.
Nga pala gjermane mbetёn tё vrarë 60 vetë, prej tyre njё kapiten dhe njё marshall, shumё u plagosёn dhe mbi 24 vet u zunё rob. U kapёn shumё armatime e municione.
***
Lufta e Patos-Margёlliçit u organizua dhe u drejtua kryesisht nga komisarёt ( Mustafa Matohiti, Gjon Banushi, Dino Kalenja, Qemal Klosi e Lefter Talo). Njё tregues bindёs se komisarёt nuk ishin vetёm shpirti i asaj lufte heroike, por edhe drejtues tё zot nё aksionet luftarake. Me shёmbullin e tyre dhe me shpirtin e vetmohimit ata u sulёn tё parёt dhe u bёnё faktor, qё ato luftime tё shёnojnё njё nivel tё ri trimёrie e heroizmi partizan tё pa parё, duke vulosur me gjakun e tyre tё kulluar dёshirёn dhe vullnetin e njё populli pёr liri e prosperitet. Pas asaj beteje populli shtrёngoi dhёmbёt, mposhti dhimbjen dhe u ngrit si njё trup i vetёm me forca tё dhjetёfishuara pёr tё arritur me cdo kusht çlirimin e plot tё atdheut. Mallakastra nuk u ligёshtua por gjeti forca pёr tё bёrё mё tё mirёn e mundёshme, qё lufta tё kurorzohej me fitore.
Jehona e asaj beteje hyri nё çdo shtёpi e nё cdo fshat si thirrje pёr hakmarrje, si kushtrim pёr beteja tё reja. Treva Fier-Mallakastёr-Tepelenё nga Semani nё Kras, nga Selishta nё Shpirag u kthye nё vullkan dhe urugan tё paparё. Veç Br1, Br5, Br7 ato furnizuan me partizanё e partizane Br3, Br8, Br12, Br14, Br16 partizane, ndёrsa nё tetor 1944 nё Fier, mbi bazёn e grupit tё tretё u krijua Br11 partizane. Prej tyre mbi 850 bijё e bija mbetёn yje tё pashuar nё qiellin e lirisё shqiptare.
Jehona e asaj lufte nuk do tё shuhet asnjёherё. Populli e ka pёrjetuar nё kёngё nё buste e lapidare. Janё shkruar monografi, vargje, poema e drama pёr heronjtё e saj. Nё Ballsh, Patos e Fier janё vendosur bustet e heronjёve dhe janё ngritur lapidare pёr tё pёrjetuar heroizmin partizan. Ata do tё mbeten tё pavdekshёm nё kujtesёn e mbarё shoqёrisё shqiptare.
7- Lufta e Patos-Margёlliçit u organizua dhe u drejtua nga komisarёt Mustafa Matohiti, Gjon Banushi, Dino Kalenja, Qemal Klosi, Lefter Talo qё me shёmbullin e tyre dhe me shpirtin e vetmohimit, prinё si shqiponja nё ballё tё sulmit dhe u bёnё faktor qё ato luftime tё shёnojnё njё stad tё ri tё heroizmit e vetmohimit partizan tё pa parё, jehona e tё cilit do tё ndihej mё shumё se kudo nё Mallakastёr e cila shtrёngoi dhёmbёt, mposhti dhimbjen dhe u ngrit si njё trup i vetёm me forca tё dhjetёfishuara duke vёnё nё dispozicion tё asaj lufte tёrё potencialin e saj njerёzorё e material. Mё 30 mars u krijua batalioni “Dino Kalenja”, mё pas edhe batalioni “Dervish Hekali”. Nё prill u riorganizua grupi me tre batalione dhe nisёn veprimet sulmuse kundёr forcave tё armikut nё disa drejtime me intesitet mё tё madh. Nё qershor tё atij viti batalioni “Dino Kalenja” u inkuadrua nё Br3 partizane. Jehona e asaj beteje hyri nё çdo shtёpi e nё cdo fshat si thirrje pёr hakmarrje dhe si kushtrim pёr beteja tё reja. Treva Fier-Mallakastёr-Tepelenё nga Semani nё Kras dhe nga Selishta nё Shpirag u kthye nё vullkan dhe urugan tё paparё. Veç Br1, Br5, Br7 ato treva furnizuan me partizanё e partizane Br3, Br8, Br12, Br14, Br16 partizane, ndёrsa nё tetor 1944 nё Fier, mbi bazёn e grupit tё tretё u krijua Br11 partizane. Prej tyre mbi 850 bijё e bija mbetёn “yje tё pashuar” nё qiellin e lirisё shqiptare.
8-Nё kёtё luftim morёn pjesё dhe bashkuan gjakun djemtё e vajzat e Kurveleshit, Pёrmetit, Delvinёs (minoritar dhe cam), Tepelenёs, Vlorёs dhe Myzeqesё. Derdhёn gjakun edhe dy partzan italianё si shprehje e antifashizmit botror.
Ajo luftё hyri nё histori me slloganin “Njё betej katёr heronj”. Jehona e saj do tё mos shuhet asnjёherё. Populli e ka pёrjetuar nё kёngё. Janё shkruar monografi, drama e poema pёr heronjtё e saj. Nё Ballsh, Patos e Fier janё vendosur buste tё heronjёve dhe janё ngritur lapidare pёr tё pёrjetuar heroizmin partizan. Ata do tё mbeten tё pavdekshёm nё kujtesёn e mbarё shoqёrisё shqiptare. Pёrkujtimi i kёsaj ngjarje nё Patos, nё Ballsh dhe nё Fierё nё cdo 29 mars ёshtё mjaft domethёnёs pёr vlerёsimin e LANC-it dhe tё heroizmit partizan jo vetёm nga veteranёt dhe familjarёt e dёshmorёve, por nga gjithё populli shqiptar, nga organet shtetrore lokale e qёndrore, jo thjesht pёr ti kujtuar gjarje tё tilla, por dhe pёr tё kёrkuar e gjetur nё to vlerat e vёrteta tё popullit tonё dhe motivet qё na kanё frymzuar dje pr clirimin e vёndit dhe qё duhet tё na frymzojnё edhe sot dhe n cdo kohё pёr liri, demokraci e prosperitet.
9-Nё kёtё pёrvjetor tё clirimit tё atdheut nga pushtuesit nazi-fashist Mallakastra kujton me respekt e krenari tё ligjёshme bashkё me tё rёnёt edhe ata qё i prinё kёsaj lufte dhe e kurorёzuanё me sukses, qё punuan pёr lulёzimin e Shqipёrisё dhe si veprimtarё e veteranё mbajtёn gjallё idealet dhe amanetin e tё rёnёve, duke u bёrё e mbetur mbartёs tejet tё besushёm tё vlerave reale tё asaj lufte dhe tё popullit nga ata dolёn. Mehmet Shehun, Bilbil Klosin, Zenel Shehun, Nuredin Aliun, Gjon Banushin, Qamil Hamzon, Hasan Alimerkon, Fejzo Gjomemёn, Halit Kaçanollin, Myzafer Trebeshinёn, Faik Ahmetin, Sokrat Bufin, Banush Plykun, Trifon Stefin e shumё tё tjerё, sot i ndiejm midis nesh. Lavdi heronjve e dshmorёve tё L.A.N.Ç.
Kalendari i gjarjeve
Nё fund tё shkurtit 1944, formacionet partizane Mallakasёr-Fier, me grupe tё vogla dhanё goditje kundёr forcave mercenare nё Çorrush, Fratar, Drizar. Nё fillim tё marsit, nahija e Fratarit ishte e lirё.
-17 mars, batalioni “I.Klosi” bashkё me forcat territoriale nisi veprimet luftarake pёr çlirimin e krahinёs. Nё Drizar, Kremenar dhe Fratar u zunё 31 robёr, municione dhe materiale lufte. Nё radhёt e mercenarёve qe shtuar paniku dhe frika.
-24 mars, forcat partizane nisёn veprimet pёr çlirimin e Hekalit. U zunё 8 robёr. Mёsymja vijoi deri nё kodrat e Belishovёs. Forcat mercenare nё Greshicё, Aranitas, Ballёsh u tёrhoqёn nё panik nё drejtim tё Fierit.
-24 mars, batalioni i katёrt i Br6 partizane, me urdhёr tё Shtabi Pёrgjithshёm tё Ushtrisё N. Ç., nisi marrshimin nga zona e Pёrmetit nё itenerarin: Sukё-Gёllavё-Sinjё-Mallakastёr, me detyrё:“Tё spastrohet Mallakastra nga forcat gjermano-balliste”.
-25 mars, batalioni nёn komandёn e komisarit tё brigadёs Mustafa Matohiti, mbrriti nё Mall akastёr. Armiku ishte pozicionuar nё Rrerёs, Margёlliç nё kodrat e Kasnicёs dhe nё Patos fshat.
-27 mars nё fshatin Lapulec u takuan Mustafa Matohiti me komandёn e grupit tё tretё partizan. Nё takim kanё marrё pjesё komanda e grupit (Qamil Hamzo, Gjon Banushi, Dino Kalenja, Qem al Klosi) dhe komanda e batalionit (Meleq Gosnishti dhe Lefter Talo). Takimin e drejtoi Mustafa Matohiti. Nё takim u pёrcaktuan detyrat dhe u saktёsuan objektet dhe koha e sulmit. Komanda e grupit nuk ka qёnё dakort tё sulmohej Margёlliçi. Terreni dhe situata nuk ishin tё favorshme. Autoriteti i Mustafait imponoi variantin qё u zbatua. Mustafa Matohiti kishte pёrgjegjёsinё kryesore nё zbatimin e asaj detyre dhe njёherazi ishte edhe autoriteti mё i lart ushtarak.
-28 mars, vijuan luftimet nё Kasnicё dhe fshatin Patos. U plagos rёnd komandanti i grupit Qamil Hamzo. Nё mbrёmje tё asaj nate, nё Drenovё, shtabi i grupit detajoi detyrat dhe saktёsoi mёnyr ёn e afrimit dhe tё sulmit, duke synuar azgjesimin e forcave pёrballё dhe pёrforcimin e pozitave nё kreshtёn e kodrave deri te mali i Cakranit.
-29 mars, nisi sulmi nё tё dy drejtimet. Lufta vazhdoi me sulme e kundrasulme gjat gjithё ditёs. U arrit tё pushtohej Margёlliçi dhe fshati Patos, deri nё Gjanicё.
Shёnim: Nё komunikatёn e shtabit tё Zonёs parё Operative Vlorё-Gjirokastёr, dёrguar Shtabit tё Pёrgjithshёm tё Ushtrisё NÇ (27 prill) thuhet: Mё 29 mars 1944 forcat e grupit tё tretё nё bashkv eprim me batalionin e katёrt tё Br6 partizane goditёn Patosin. Pas luftimeve tё ashpra deri trup me trup, qё vazhduan tetё orё, armiku u tёrhoq nё Rrerёs. Nё kёto luftime u vranё Mustafa Matohiti, komisar i Br6 partizane, Meleq Gostinishti, z/komandant i batalionit, Lefter Talo, komisar kompanie, Dino Bektash Kalenja, komisar i batalionit “I.Klosi” dhe 13 partizan. Armiku solli pёrforcime tё reja nga Fieri. Forcat partizane u tёrhoqёn nё mёnyrё tё organizuar. Humbjet e armikut kanё qёnё: 60 tё vrarё, ndёr ta njё kapiten dhe njё mareshall. U zunё 24 robёr, armatim dhe paisje ushtarake.
-Bashkё me Dino Kalenjёn u vranё edhe partizanёt Sabri Myslym Merkaj nga Drizari, Faik Dule nga Aranitasi dhe Hamit Jonuzi nga Çorrushi.
-30 mars, krijohet batalioni “Dino Kalenja”
Disa tё dhёna jetёsore pёr heronjёt e asaj beteje
1-Mustafa Matohiti lindi nё Lekdush tё Kurveleshit nё vitin 1912. U shkollua nё Tiranё pёr oficer artilerie. Me prirje tё theksuara antizogiste u burgos nё Gjirokastёr 1935. Mё pas interrn ohet nё Delvinё. Nё vitin 1942 nis veprimtarinё antifashiste nё zonёn e Kurveleshit. Nё 28 nёndor e shpalli Kurveleshin tё lirё. U shqua si organizator dhe drejtues i luftёs nё Kurvelesh, Delvinё, Pёrmet dhe si komisar i Br6S partizane.
2- Meleq Iliaz Gosnishti, vёlla i vetёm me pesё motra u lind nё vitin 1913 (1910). Nё moshё tё re emigroi nё Francё. Nё vitin 1938 kthehet nё atdhe. E nisi luftёn nё çetёn “Musa Fratari”, e vijoi nё batalionin “N.Frashёri” me detyrё nёnkomandant.
3-Lefter Talo, u lind nё Vurg tё Sarandёs nё vitin 1912. Kreu shkollёn fillore nё Leshicё e Dhro vjan. Shkollёn e mesme e vijoi nё Filat tё Çamёrisё e mё pas nё normale. Vijoi shkollёn pёr ofic er. U ushtrua si mёsues. Luftёn e nisi nё çetёn “Koto Hoxhi”, “Çerçiz Topulli” e “Çamёria”. Nga janari 1944, komisar kompanie nё Br6S partizane.

Respekt dhe nderim per keta Heronj. Lavdi LANC, Lavdi Brigades Gjashte S, ku ishte reshtuar dhe Xhaxhai nga Dunavati i Gj, i rene né verushe tè Malit tè Zi. Né hale tè gomareve shkofshin gjithe negacionistet dhe ata qe mundohen tè hedhin balte mbi LANC.
Heronje leshi….u vrane ugareve duke ja mbathur….shkaktare te kancerit qe ka mberthyer Shqiperine nga 1941 e nuk po e leshon….monstra te kuqe sllavo ruse….qe shkaterruan karakterin,dinjitetin,moralin e shqiptareve…
Ha m¥t, ha!!
Zoti Xhevdet.
Shkrimi i Juaj per kete ngjarje ne morine e ngjarjeve dhe ndodhive gjate L2B ne Shqiperi sot pas 75 vjeteve me ben te ndjej ca ndjesi jo te mira.Pse?
Sepse se pari ajo nuk ishte nje lufte sikunder e thoni ju frontale e organizuar qe Ju e ngrini ne qiell.Kjo nuk do te thote se une nuk e vleresoj kete perpjekje per t u organizuar ne keto luftime.Une jam pas ardhes i nje njeriu te thjeshte qe ka qene pjesemarres ne ate lufte.
Se dyti une e di fare mire se me kete lufte qe Ju e quani te lavdishme eshte abuzuar per perfitime dhe pushtet absolut per 46 vjet nga familjet dhe pasardhsit e ketyre qe ju i quani heronj.
Po ju kujtoj.
Ne ate mars te viti 1944 kur Dino Duraj (Kalenja eshte e rende ta mbaj ne supe) u vra i percillitur nga flakehedhsja. Ishin edhe fshatare e bashkefshatare te tij ne ate vend .Per gjithe naten e kane marre te ngarkuar ne mushhke dhe e kane cuar ne Kalenje per ta varrosur dhe bere nderimet e duhura.
I jati Bektash Duro nje fshatar si gjithe te tjeret menjehere pas clirimit i mori frenat e fshatit.Dhe sjellja e tij nuk ka qene aspak dinjitoze, tipike prej nje fshatari injorant dhe provincial.Me vone nje vella i Dinos , Xhevit Duro qe ne Fier e njohin te gjithe per bemat e tij si nje komunist fanatik dhe shpirt lig ka bere ligjin ne kete fshat.Ka bere ligjin duke nxitur luften e klasave dhe jo se mbahet mend per ndonje pune te mire ,per ndonje rruge, cezem apo shkolle.Kujtojme se rruga eshte asfaltuar ne vitin 2015 dhe ky fshat ka qene i izoluar dhe i kufizuar.
Kush eshte nga ato ane e di mire ate ngjarje fatkeqe kur nje njeri i Bektash Duros nga vitet 80 , Llane Duraj, ka vrare diten per diell nje fshatarin e tij i cilesuar si “kulak” dhe pushteti asaj kohe nuk i beri asgje (por litari ngeli zvarre duke u kryer nje vrasje ne vitin 2017 per kete shkak qe konsiderohet si marrje hak ).
Pra zoti Xhevdet kjo eshte lufta qe ju ngrini kaq larte ne shkrimin Tuaj.
Ju duhet te beni analiza te sakta dhe te ndershme.Njerzit keto i dine te gjitha.Ne se doni qe te behet nje paqe dhe te ecet perpara nuk duhet te shkruani keshtu.
Shoqeria jone ka nevoje te bashkohet te vellazerohet dhe jo te percahet.Nese ka heronj si pretendoni ju ata duhet te behen shembull per bashkim dhe jo per ndarje.
Shenim.
Nuk eshte aq e fisshme pasi ketu shkruhet me pseudonime por nese na jepet rasti te bisedojme mund te ulemi,ne rast se je per biseda te sinqerta dhe qe sjellin dobi. Patjeter qe flasim.
Ju qe beni kete koment per familjen e Dinos ,per babain Bektashin e vellain Xheviti ju hedhim poshte me neveri cdo fjale tuaj prej ballist,qe nuk pritet asgje nga tradhetia e te pareve tuaj te vete sakrifikuar,jeni te detyruar te mbani damken e turpit.Z.Xhevdet e pergezoi qe na e solli para syve tane ate ngjarje madhore te LANC Ku u vran 4-Heronj te pergatitur ne perndim,qe luftuan per Shqiperine.AAVDI!
Ah more Xhevdet , more Xhevdet , si u rrukullisën këto punët tona , si u rrukullis Shqipëria !
Nuk e kam fjalën për ç’ka shkruan ti , ty bravo të qoftë .
More Xhevdet , kush e qeveris sot vëndin ; edhe qeveri fashiste të jetë , sa për sy e faqe do t’a nderonte atë luftë . Këta nuk janë socialistë , nuk janë komunistë , nuk janë ballistë , nuk janë demokratë , as fashistë s’janë .
Këta janë rrugaçë , perversë që qelben mut , këtu e përtejë , imoralë , njerëz ordinerë…..
Partia që patëm , që polli këtë klasë politike është tejet, tejet fajtore para historisë .
Dhe mbi të gjitha , fajtorë jemi ne , ti , unë e me radhë , të gjithë shqipëtarët, populli që blegërin si dele , dje dhe sot .Politika ka tradhëtuar Luftën dhe jo vetëm sot .
Partia Socialiste ka vdekur , udhëheqja e saj është , këmbë e kokë , tradhëtare .Blegërini o dele .
Kini frikë nga ujku Sali , por , çakalli Edvin po bën kërdinë , ju nxori themelin, ju çkuli me rrënjë . Mirë e kini , sa të jetë gogoli Sali , puthni atletet e Edvinit . Dhe loja vazhdon , tallja me popullin vazhdon . Po vdiq njëri , do vdesë edhe tjetri-politikisht !
Durim të madh ka ky populli ynë !
Shumë keq për të !
Respekt o xhevdet Shehu ,por ke harruar heroin GJok Doçi pa përmendur.
E verteta esoteric email hid hurt komentuesi Fatmir.
Me beri pershtypje komentuesi Mali Gorices
Duket se shkruan gjakftohte.Vertet qe jane bere disa perpjekje dhe jo lufte frontale.Por me e sakte me duket argumenti i hedhur aty se me ate lufte abuzohet akoma edhe sot per te ruajtur perfitimet e “clirimtareve” dhe mbrojtur krimet qe jane kryer pas clirimit.Nese vertet ishte lufte per clirimin dhe zhvillimin e vendit si spiegohen ato qe kane ndodhur gjate kohes se sundimit te enver hoxhes.