Një manifestim madhështor për PAQEN!

Ornela

Me dhunë-shashka e bojë të zezë,
faqezinjtë na nxinë faqen,
ndaj dhe na duhet sa më parë,
një manifestim gjigant për PAQEN!

Edhe jo vetëm në Tiranë,
po në një çast në dhjetë qytete,
dhe ta shikojnë këta mjeranë,
kush e ka popullin me vete!

Në ditën e rikandidimit,
u mblodhën për Erion Velinë,
një lumë njerëzish i paparë,
dhe vetëm me një fishkëllim!

Kur bën protesta opozita,
një muaj shkojnë derë më dorë,
sa mblodhi Eri atë ditë,
Lulashët s’mbledhin asnjëherë!

Me idiotizma dhe sofizma,
Lulashi degë më degë na hedh,
dhe sa më shumë e shajnë Ramën,
aq më shumë popull Rama mbledh!

Jo manifestim për karshillëk,
siç do të thotë injoranca,
po që ata mos bëjnë “gëk”,
shpesh herë na duhet dhe balanca!

PS-ja është hambar me vota,
ndaj këta zgjedhjet i kanë frikë,
dhe këtë fakt e di gjithë Bota,
Lulashi dhe zonja Monikë!

S’i duroj dot këta rrugaçë,
mendojnë se deti u bë kos,
ca kriminelë e ca gagaçë,
kur thonë:”Populli vendos!”

Populli vendos vërtetë,
notën Monikës-Lulëzimit,
por jo në sherr e kijamet,
por tek kutia e votimit!

Në gojë shumë mos e zini,
se emrin:”Popull” bëni pis,
se pak a shumë këtu ju jini,
një formacion siç qe ISIS!

Po ju kutia e votimit,
keq u tromaks si gijotinë,
kjo është rruga e shpëtimit,
e vetmja rrugë për Shqipërisë!

Që ju ja dogjët negociatat,
për herë të dytë këtë Qershor,
ndaj meritoni gjithë mandatat,
dhe rebelimin popullor!

Broçkullat tuaja s’pinë më ujë,
shumicë e popullit e di,
trembi si djalli nga temjani,
vetëm nga fjala “Drejtësi”.

E pamë Lulashin sa trim është,
dhe sa i vleu trimëria,
e patë si i merrej goja,
kur doli nga Prokuroria!

Shumicë e popullit e di,
se Luli s’është aspak i ndershëm,
ndaj dhe në Prokurori,
do jetë klienti i përhershëm!

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • Eshte e vertete dhe mire i ka vajtur mendja Arbenit. Duhet te ngrihen gjithe qytetet per PAQEN. Nuk duhet lejuar me rrjeti merimanges se zeze te vazhdoje helmimin se pastaj do kushtoje me shtrenjet. Njerezit duan qetesi, ata qe e kane humbur duan rremuje per ti shpetuar drejtesise dhe per te shkaterruar vendin. Keshtu e beri Saliu ne 1997-en dhe pastaj amnistoi te gjitha krimet sepse ishte dhe vete brenda, megjithese une mendoj se amnistine tajep populli pe shpulle surratit dhe hedhje ne Lane.

  • une them qe te rithemelojme PKSH-ne se kemi dhe NEXHON gjalle qe te na i bekoje !!
    Idiote me shumice ne mbeshtetje te bejtexhiut !!

  • Arben Duka,kam shume respekt per ty,por me kete vjershe i ke ulur piket vetes!
    Shtypi,intelektualet,idealistet,atdhetaret dhe ne pergjithesi njerezit e medhenj,qe duan Shqiperine mbi gjithcka kurre nuk kapen pas vogelsirave duke akuzuar nje pale dhe mburrur tjetren vetem nga parimi idiot se “Rama eshte me i mire se Basha”,se “Po iku Rama do vije Basha”, se “Ku ka tjeter njeri me te afte se Rama” etj!
    Te gjitha keto jane idiotizma dhe populli,aq me teper njerezit e ditur kurre nuk duhet te lavderojne qeverisjen,aq me keq qeveritarin se ai na paska hedhur ca lopata beton me shume se tjetri!
    Se po te ishte per ndertime,Enver Hoxha ndertonte ne cdo 5 cjecar mbi 25 fabrika,uzina,kombinate,nje hidrocentral gjigand,qindra km hekurudhe,rruge te asfaltuara,pallate,miliona peme frutore e pytjore etj,por sot quhet DIKTATOR!
    Ja pra se Rama kurre nuk duhet lavderuar se na paska mbledhur me shume njerez ne sheshe se Basha!
    Se po te ishte per njerez ne sheshe o mblidhte Hitleri o nuk mblidhte njeri,me miliona,por dihet se ku e cuan Gjermanine dhe boten keta mitingashe!
    Rama eshte tipi i nje kryeministri qe kurre nuk duhet t’ia uroj asnje populli !
    Ai eshte nje mashtrues i lindur,qe me sofizmat e tij per vite me radhe ka terrorizuar njerezit gjoja si njeri i ditur,por harrojne se edhe kriminelet e hajdutet jane te ditur!
    Se edhe Berisha kishte dhe ka po aq elokuence por dihet se ku na coi!
    Kryeministri nuk duhet te matet me ate qe ben ,por mbi te gjitha ne interes te kujt e ben!
    Shembelltyra me e keqe e qeverishjes se Rames eshte Erion Veliaj,qe ju te DITA-s e mbroni padrejtesisht duke censuruar te gjitha shkrimet dhe komentet qe kritikojne kete pushtetar!
    Ne kete rast ju keni vete interesin tuaj mbi ato te qytetareve!
    Ju beni intervista me kete kryebashkiak,por vetem me pyetje mikluese per ate,qe ai te shpalose sukseset e tij e jo mangesite,gabimet dhe fajet!
    Ju nuk guxoni t’i beni Erion Veliajt keto pyetje:
    1-Pse nuk ben pritje populli kryebashkiaku dhe vartesit e tij?
    2-Pse nuk verifikohen ankesat e qytetareve duke i ballafaquar ato me legjislacionin dhe jo t’i delegohet prap personit apo institucionit ndaj te cilit eshte bere ankesa?
    A nuk eshte kjo njelloj si te pyesesh ujkun te pranoje se ai e ka ngrene qingjin?
    3-Pse Bashkia nepermjet UKT vjedh qytetaret qe kane
    kerkuar te mbyllin kontraten per arsye te largimit te tyre me banim e pune jashte Tiranes,por i xhvatin me taksat vendore?
    4-Pse Bashkia nuk iu pergjigjet ankesave te qytetareve duke iu referuar ligjeve e jo praktikave te “maliqeve”?
    5-Pse Bashkia nuk zbaton rekomandimet e KLSH,per rastet e vjedhjes se qytetareve me taksat vendore?
    A nuk verteton kjo se kjo vjedhje behet e organizuar?
    6-Pse kryebashkiaku Veliaj nuk ju pergjigjet qytetareve kur i drejtohen atij personalisht ne adresen e email-it,por hesht?
    7-Pse kryebashkiaku Veliaj i ka diskriminuar mbi 30 mije banoret e Yzberishtit (Astir) kur u merr cdo muaj miliona leke me taksat vendore dhe ketu nuk ka per rreth 3 mije femije ASNJE cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte,peme te mbjelle,kend sportiv etj ?
    KU I KA CUAR MILIONAT E TAKSAVE TE BANOREVE TE YZBERISHTIT Veliaj, kur kjo lagje ka dendesine me te madhe te banoreve ne gjithe Bashkine e Tiranes?
    8-Pse bashkia ne bllokun afer Yzberishtit,me shtepi perdhese,me nje popullsi sa vetem nje prej 30 pallateve 10 kateshe te Yzberishtit,ka shtruar te gjitha rrugicat me asfalt,bile ua ka ndertuar edhe gardhet prej betoni me kangjella hekuri,detyre kjo e vete banoreve,por qe kushtojne me shume se vete rrugicat e shtruara?
    Cfare interesah e kane shtyre kryebashkiakun te asfaltoje keto rrugica,ndersa nje rruge kryesore prej 250 m ne mes te pallateve 10 kateshe e ka lene me gropa,me balte e pluhur?
    Mos e censuroni komentin ne se e mbani veten si te pavarur!

  • Z.Duka nuk kemi leverdi ta kemi klient te perhershem ne prokurori.
    Njihere e ta kepusin qafen per te mos e pare perjete prokurorin po vetem kater faqet e biruces se burgut ne perjetesi e ne boten tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *