Alibeaj për raportin e DASH: Narkoshteti, realiteti i hidhur që i ofrohet shqiptarëve

Leda Hysa

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për integrim kanë reaguar pas publikimit të raportit vjetor për Shqipërinë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar raportin si projektin me të cilin Rama erdhi në pushtet.

“Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit skanon qartë gjendjen alarmante ku ka futur vendin qeverisja kriminale e Edi Ramës. Edi Rama dhe Qeveria e tij kriminale arriti ta klasifikojnë Shqipërinë si prodhues dhe eksportues të sasive domethënëse të marijuanës.

Narkoshteti i instaluar eshte realiteti i hidhur qe i ofrohet shqiptarëve. Që Shqipëria të mos shërbejë si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale rajonale, siç thekson Raporti i DASH, është e domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate. Zgjidhja e vetme e mbetur, është vetëm shembja e domosdoshme e këtij pushteti të kriminalizuar”, deklaroi Alibeaj.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *