Zjarr masiv në pyjet e Darëzezës në Fier

Leda Hysa

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në zonën e pyllëzuar në Darëzezë të Fierit. Flakët, të cilat raportohet të shkojnë deri në 30 metra lartësi, deri tani kanë djegur 15 hektarë pisha e shkurre, ndërsa pranë vatrës së zjarrit ka edhe lokale dhe biznese të shumta.

Forcat zjarrfikëse të Fierit ndodhen në terren për të neutralizuar flakët, por zjarri favorizohet nga era.

Reparti zjarrfikës i Fierit ka kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse të Roskovecit, Ballshit dhe Lushnjes.

Ende nuk dihen shkaqet por dyshohet për një zjarrvënie. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e Fierit.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *