Pyetjes së një gazetareje, në konferencën për shtyp të para disa ditëve, lidhur me fjalët që qarkullojnë për një ndryshim (rritje, sigurish ) të mundshëm të moshës për daljen në pension, Ministri i Financave të vendit, ashtu edhe siç vetë deklaroi, i dha përgjigje jo si ministër i financave por si qytetari Shkëlqim Cani.
Qytetari Cani (në rolin e gazetarit) pyeti Ministrin Cani: ”… Përveç rritjes së moshës për daljen në pension, a do të ketë edhe masa të tjera…?”
Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani u përgjigj: “…Po. Do të ketë edhe masa të tjera…”
Përgjigjen e tij, ashtu si edhe gjithë Konferencën për Shtyp, e vlerësoj, por ndërkohë mendoj të shpreh mendimin tim për një aspekt të veçantë të ligjit për pensionin suplementar, me dëshirën e mirë që mbase jap ndonjë ndihmesë për atë që Ministri e quajti “masa të tjera…”.
Për pensionet në vendin tonë ka disa skema si: Sigurimi i detyruar, Sigurimi vullnetar, Sigurimi suplementar etj. Për sigurimin suplementar ka disa ligje, të më falë lexuesi, por po përmënd disa pjesë të tyre për të kuptuar më mirë atë që dua të them.
1) Ligji nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.
Kontributet që paguajnë personat e punësuar në fondin e sigurimit shtetëror suplementar janë:
4% të shumës bruto të listëpagesave, për personat e grupit të parë (të përcaktuar në Ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar);
3% të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, që permënden në shkronjat “a”, “b”, “c”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij Ligji;
2% të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, ku përfshihen specialistë dhe persona të tjerë në funksion…
Masa e pensionit shtetëror suplementar është:
a) Për grupin e parë shkronja “a”, në kushtet e nenit 8, për 2 vjet shërbim 25 për qind e pagës referuese dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këto 2 vjet.
b) Për grupin e parë shkronja “b”, në kushtet e nenit 8, për 2 vjet shërbim 20 për qind e pagës referuese dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këto 2 vjet.
Kjo masë pensioni nuk duhet të jetë më e madhe se:
a) 60 për qind e pagës referuese për personat e përcaktuar në shkronjën “a” të grupit të pare
b) 50 për qind e pagës referuese për personat e përcaktuar në shkronjën “b” të grupit të parë
Masa e pensionit shtetëror suplementar është:
a) për personelin drejtues të grupit të dytë sipas shkronjës “a” të pikës 10 të nenit 1,
1.5 për qind në vit të pages referuese, për çdo vit shërbimi;
b) për personelin drejtues të grupit të dytë, sipas shkronjës “b” dhe “c” të pikës 10 të nenit 1, 1.3 për qind në vit e pagës referuese për çdo vit shërbimi;
c) për personeli specialist të grupit të dytë, sipas shkronjës “d” të pikës 10 të nenit 1, 1 për qind në vit e pages referuese për çdo vit shërbimi.
Pensioni shtetëror suplementar maksimal sipas këtij neni nuk duhet të jetë më i madh se 40 për qind e pagës referuese.
2) Ligji nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të Universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në RSH, të cilët kanë tituj shkencore”.
Personat përfitues:
– Sipas këtij Ligji, përfitojnë pensione suplementare shtetërore, si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar, personat të cilët:
– Deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i Asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës;
– Pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i Asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të kenë derdhur kontribut suplementar, duke qenë në marrëdhënie pune me universitetet, shkollat e larta, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Akademinë e Shkencave dhe me të gjitha institucionet e tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë.
Kontributet suplementare në zbatim të këtij Ligji janë:
3.5% të pagës bruto mujore për personat me titull, të punësuar në institucione publike;
7% të pagës bruto mujore, për personat me titull të punësuar në institucione jopublike, të cilat derdhen në llogaritë e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore çdo muaj, me të njëjtat rregulla dhe në të njëjtat afate, si edhe sigurimi i detyrueshëm shoqëror.
Masa e pensionit shtetëror suplementar është:
Masa e pensionit suplementar është 1,3% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” dhe 1,1% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor i Asociuar”.
Shuma e këtij pensioni suplementar, bashkë me përfitimet nga Ligji nr. 7703, datë 11.5.1993″Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të jetë më e madhe se 4 pensione bazë pleqërie.
Cili është problemi?
Problemi, as më shumë dhe as më pak, është diskriminimi që iu bëhet personave me titull të punësuar në institucione jopublike. Në asnjë ligj ( të atyre që merren me kontributet dhe përfitimet për pensionet) nuk ka diferencime për faktin nëse kontribuesi (përfituesi) punon në institucione apo ndërmarrje publike dhe jopublike. Kontributet janë njëlloj dhe përfitimet po njëlloj për çdo kategori punonjësish pavarësisht nëse është në poblik ose jopublik.
Përse ky diferencim dyfish në kontribute dhe jo në masën e përfitimit për kategorinë e punonjësve me titull që punojnë në institucione arsimore jopublike?
Nëse do të ndiqej linja e diferencimit ( publik dhe jopublik ) që bëhet në kontribute atere pse nuk ruhet kjo linjë edhe në masën e përfitimit të pensionit suplementar, pra, punonjësit në jopublik të kishin (të paktën) si pagë referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit atë të punonjësit në jopublik (sipas të cilës kanë derdhur kontributet) dhe jo atë të atij në publik ?!
Le të bëjmë një llogari të thjeshtë.
Unë sot punoj në një instiucion arsimor jopublik; kam titullin “Profesor i Asociuar”; dhe, e zëmë se, kur të dal në pension kam kontribuarë në skemën e sigurimit suplementar për 10 (dhjetë) vjet me kontribut 7% të pagës bruto mujore. Shuma totale që unë dotë kem kontribuarë do të jetë diku tek 1.680.000 (një miljonë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë (të reja). Nëse do të punoja në një institucion arsimor publik, shuma totale që dotë kem kontribuarë do të jetë diku tek 420.000 (katërqind e njëzetë mijë) lekë. Ndryshimi në kontribut (dhe jo i vogël, por 4 herë) vjen për efekt të pagës dhe përqindjes së kontributit mbi pagë.
Le të mendojmë se vitet e përfitimit të pensionit suplementar janë mesatarisht 10 (dhjetë) vjet (mund të jetë më shumë por mund të jëtë edhe hiç, lark qoftë). Në të dy rastet masa e përfitimit do të jetë diku tek 1.320.000 (një miljonë e treqind e njëzetë mijë) lekë, sepse kështu e parasheh ligji.
E shikoni zotërinj ligjbërës se ç’ndyshim të madh ka; katër herë më shumë kontribute për të njëjtën masë përfitimi. E të mos harrojmë, nuk bëhet fjalë për tatim mbi të ardhurat, ndaj të cilave mund të aplikohet taksa “e sheshtë” apo “taksa progressive”, por bëhet fjalë për kontribut për sigurim suplementar, domethënë që po të dua edhe nuk e paguaj. Nuk e paguaj sepse më del më për mirë që të heq mënjanë nga paga 14000 (katërmbëdhjetë mijë ) lekë në muaj dhe t’i përdor po për çdo muaj për 10 (dhjetë) vjet kur të jem në pension, duke mos harruarë që gjat kësaj kohe ato lekë, duke qënë të depozituara në bankë, kanë sjellë edhe interesa bankare.
Ka edhe një diskriminim tjetër, në këtë rast brënda llojit do të thosha.
Vini re: masa e kontributit për “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar” është e njëjtë ( 3.5% për ata në publik dhe 7% për ata në jopublik) ndërsa masa e përfitimit ëshë e ndryshme (1,3% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” dhe 1,1% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Asistent profesor” ).
Le të krahasojmë të dy ligjet (Ligji nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” dhe Ligji nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të Universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në RSH, të cilët kanë tituj shkencore”).
Lëmë mënjanë kontribuesit dhe përfituesit e grupit të parë (ku përfshihet nomeklatura e lartë e shtetit, ata që kanë bërë ligjin dhe që po vetë përfitojnë (jo pak) nga ky ligj !!!) dhe po marim kontribuesit dhe përfituesit e grupit të dytë .
Ligji nr. 8097: Punonjësit e grupit të dytë që kontribuojnë me 3% të shumës bruto të listëpagesave përfitojnë 1.5 për qind në vit të pages referuese. Punonjësit e grupit të dytë që kontribuojnë me 2% të shumës bruto të listëpagesave përfitojnë 1.3 për qind në vit të pages referuese. Pra, kontribute të ndryshme prandaj edhe masa e përfitimit e ndryshme.
Haka tek i zoti!
Ligji nr. 10139: “Profesor” dhe “Asistent Profesor” kur janë të punësuar në institucione publike kontribuojnë (njëlloj) me 3.5% të pagës bruto mujore, ndërsa masa e përfitimit është 1,3% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” dhe 1,1% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Asistent profesor”. Pra, kontribute të njëjta ndërsa masa e përfitimit e ndryshme. Haka nuk shkon tek i zoti por në drejtim të paditur!
*Pedagog, Universiteti Europian i Tiranës

Me pensionet eshte bere nje MARREZI E VERTETE!!!
Nuk jane marre specialistet,pot HAJDUTET!!!
Qeveria e re te vere tek pensionet njerezit me te afte qe ka e jo FALLCIFIKATORET!!!
Per ish USHTARAKET,te HIDHEN POSHTE NDRYSHIMET LIGJORE,qe ka bere Berisha,se po vdesim ne radhe neper GJYQE TE KOTA!!!
ide shume e mire , ne amerike kjo qe duan te bejne keta quhet 401k qe eshte ide e shkelqyer. bravoooo
Ore dani ti sdo kesh pire ilacet se ne USA SHTETI JE SUPPLEMENT QE SHKON PENSINI NORMAL PER JETESE .Kjo qe beri EDI eshte katastrofe por nuk e di se ju gazetaret duhet te jeni partiak se nuk e ngrini problemin se pensionet tek ne jane qesharake si ne asnje vend tjeter cfare je tuj thane o djalke.
Dmth vdisni ju te tjeret qe skeni buke me ngrene, zoti profesor nese ke pak vizion kupto qe politika makro nuk behet vetem qe ti te besh qef gjithe jeten, lei llogaritjet sepse po te mendoheshe kaq gjate per ndonje studim do te benin ndonje rritje rroge. po te kuptosh politiken makro do veresh se me kete skeme nuk ke gjysha qe do vdesin urie rrugeve, te garantoj qe do trishtohesh me shume po te shohesh vetem mjerim rrugeve, plus edhe investitoret qe te kane fut ne pune ty, nuk do jene aq te shumte ne numer nese do kete varferi dhe destabilitet. prandaj rri urte dhe merr ate 2 milionshin tend. Merre nusen perdore dhe dilni nje shetitje. Me siguri nja 3-4 mbasdite tu ka lutur te dilni dhee ke refuzuar per te shkruar kete shkrim
Mosha per daljen ne pension ne Gjermani 65 , ne France 63 ( kur Sarkozy shtoi nje vit , nga 62 ne 63 u bene demonstrata te fuqishme ). Shqiperia qe gjate nje shekulli pas pavaresise ka pasur standart me te larte jetese dhe moshe mesatare te jetes me te “larte” se keto vende do ta coje ne 65 per grate dhe 67 ose 70 per meshkujt !!!
Kjo quhet konfiskim i kontributeve te qytetareve nga shteti dmth vjedhje.Kjo kryeveper filloi me Sali te cmendurin qe uli ndjeshem kontributet qe derdhnin kompanite per sigurimet dhe po vazhdon me Ramen. Perfitimet per popullin shqiptar do te jene : Konfiskimi i kontributeve,pamundesia per te gjetur pune ne vitet e fundit per kete kategori dhe kafenete e mbushura me te rinj dhe te reja !!!
he mo Cen Binjaku se per pensionin tend kane kontribuar te gjithe studentet e F.I.N
Une, po te ishte gjalle ligji Enver Hoxhes do te isha ne pension sot ne moshen 60 vjeçare. Por Sali Berisha e beri 65 vjeç. E po thashe, po prese 65 vjeç. Tak Ky Cani na thote do dalesh ne 67 , por kur te mbush 67, dikush do thote ta bejme 70 dhe keshtu me radhe. Une s’kam per te dale ne pension dhe akumulimin tim te ounes prej 29-32 % qe bente shteti Enver Hoshes e brenda ishin dhe sigurimet shoqerore, ma hengert banditet e sotem. Vdekja eshte normale, por jo te te vdes me pahire shpresen dhe fizikisht ky lloj mut shteti i sotem. Kujt ja kam borxh? Punova nje jete dhe sot bej sehir se do shteti te tallet me jeten*! Sot jeta eshte e pa vleresuar , mjere ai qe jeton dhe s’ka perkrahje. Prandaj ka dale dhe gjakmarrja ose limfemarrja. Po çfare do beje une? Te vrase Ate qe me rrit moshen, te vete ne burg se atje ushqehem falas. Shyqyr edhe ky lloj shteti e ka nje te mire: te fut ne burg, te ushqen dhe te ve dhe televizorin perpara dhe po deshe dhe gruan ta bie ndonje dite. Kjo eshte zgjidhja. Nuk po e ze ne goje fare sasine e lekeve se sa e qysh.