Zgjedhjet/ Prokuroria, në filtër kandidatët dhe shit-blerjen e votës

Ornela

Financimi i fushatave elektorale, blerja e votave, kërcënimi i zgjedhësve si dhe pastërtia e figurës së kandidatëve për zgjedhjet lokale, do të kalojnë në filtrin e prokurorisë.

ReportTv ka publikuar marrëveshjen e nënshkruar midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për hetimin e krimeve elektorale.

Kjo marrëveshje është nënshkruar ndërmjet KQZ e Prokurorisë për të rritur integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri nisur edhe nga e shkuara ku krimet elektorale kanë qenë të pranishme.

Por si do të zbatohet kjo marrëveshje në terren?

Nëpërmjet personave të kontaktit prokurori e KQZ angazhohen të “trajnojnë aktorët e përfshirë në këtë proces, të zhvillohen fushata sensibilizimi nga KQZ, të konstatohen aktet korruptive dhe financimi i fushatave me para të paligjshme, të analizohen formularët e vetdeklarimit në efekt të ligjit të dekriminalizimit”.

Ndërsa prokuroria angazhohet që me strukturën e saj të hetimit t’i japë përparësi rasteve të denoncuara dhe referuara për krimet elektorale.

KQZ e Prokuroria pritet të krijojnë dhe aplikacione të cilat do t’i lehtësojnë subjekteve apo qytetarëve denoncimin e krimeve elektorale duke identifikuar zonën, apo qendrën e votimin ku konstatohet shkelja e ligjit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar edhe me praninë e OSBE-së një institucion i cili asiston Shqipërinë për zbatimin e ligjit dhe monitorimin e certifikimin e zgjedhjeve.

Me çeljen e fushatës elektorale zyrtarisht dhe prezantimin e kandidatëve për krerë lokal si dhe anëtarëve të këshillave bashkiak pritet që njësia e dekriminalizimit në prokurori t’i drejtohet edhe partnerëve si Interpol dhe Europol për verifikimin e të shkuarës së tyre edhe jashtë vendit.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Zguri si pjese e mafias qe eshte dhe i sherben vetem kriminelit Sali, i di mire si behet shitblerja e votes dhe dhe se si jepet ne tavoline nje fitore e pamerituar.
    Dihet boterisht dhe ne sy te katranit evgjitit Arvizu me numerimet qe ka bere me pare ky i pavdekshemi i KQZ se bashku me plehren trjeter ish Kryekarin pijaneci Ristani vodhen Bashkine e Tiranes duke ja dhene kriminelit Lulzim Basha.

  • Futja pordhes gri sallat, per letra e per llafe jemi ngopur. Prokuroria i ka dosjet me pergjime per zgjedhjet e 2017 dhe fle gjume!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *