Meidani dhe Moisiu: Presidenti duhet të zgjidhë krizën politike

Bora Basholli

Konferenca e lidershipit Ballkanik bëri bashkë dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani.

Teksa ishin pjesë e konferencës, ata folën në lidhje me krizën politike në vend. Moisiu dhe Meidani për situatën politike në vend u shprehen se:

Pas djegies së mandateve nga ana e opozitës, është detyra e Presidentit Ilir Meta për të zgjidhur krizën politike në vend”

Po ashtu dy ish-presidentët u bën thirrje palëve politike që të ndërgjegjësohen për të realizuar reformat si dhe për të vazhduar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Duhet të ndërhyjnë. Është e drejtë e tij si do të vendosë, por klasa politike duhet të ndërgjegjësohet sepse kështu nuk mund të ecet më përpara”, u shpreh Moisiu

Teorikisht po, praktikisht varet sa është zëri i fuqishëm brenda klasës politike”, tha Meidani

Djegien e mandateve nga ana opozitës, Meidani e ka cilësuar si një veprim ekstremist, ndërsa thekson se tashmë është detyra e qeverisë që të jap propozime për të zgjidhur krizën.

Edhe pse e quan ekstreme vendimin për të  djegur mandatet, ai thotë se tashmë zgjidhjen e krizës politike në dorë e ka mazhoranca.

Vendimmarrja kryesore është e asaj që qeveris.  Nëse gjykon që mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme vendimmarrjen e merr kjo klasë politike por në gjykimin tim të gjithë opsionet janë në tavolinë”, shtoi me tej Meidani

 

b.b/dita

Share This Article
13 Comments
  • O koketrashe. Jeni budallenj apo beni?! Nuk ka asnje lloj krize ne Shqiperi! Ne krize eshte vetem opozita se bashku me ate gjasme president!

    • Ti o “katarakti” nuk e ke kuptuar thirrjen qe bejne Alfred Mejdani dhe Rexhep Mojsiu :Ata i thone zbato planin “b” presidentit te opozites ,pra vrit veten dhe shpeto edhe ti edhe populli duke zgjidhur krizen pasi eshte ky e ka krize ne koke !

  • Sa gaboheni o pleq te urte .Meta te zgjidhi oshkuret e tij e jo lemshin 29 vjecar te politikes kamikaze shqiptare. Cmendoni ju te bej Meta qe ska ne formimin e tij konceptin me elementar te politke demokratike. Me thoni ne cilin vend te botes demokratike hajdutet dhe kriminelet kane formuar shtet.
    Cu duket Meta? Nje inegzistent i fushave politke qe ne karjeren e tij ka vetem skandale duke u pasuruar ne kurrizin e popullit fukara ..Po te analizosh deklaraten e fundit tregon se sa bosh eshte per te zgjidhur ngercin artificjal te krijuar nga Pd dhe gruaja e tij .
    Per mua kriza politke ka filluar te zgjidhet .Kreret kryesor te partive problematike, mbas lenjes se mandateve, kane dal defakto nga sistemi drejtues politike i partive qe kan drejtuar .Shume shpejt do te kemi nje parti te re demokratike ,shkrirje te LSI si dhe rikompozim te partive te tjera pluraliste .Ps dhe ajo do te ndryshoje si ne kupol dhe ne perberje si parti e nje formati me levizje te reja .
    Te dashur ish Presidenta. Duke shprehur respektin per aq sa kini bere ju ftoj te beheni promotor e te nxirrni ne shesh ,kur ju jepet mundesia ,problematikat e politikes e qeverisjes 29 vjecare.Duke goditur ato me te cilat ju jeni ndeshur e qe nuk kini patur guximin ti denonconi do te ndihmoni shume ne korigjimin e defekteve qe sot shqiptaret vuajne prej politikes .
    Merrni vetem nje fakte per te vlersuar se cfare mund te bejne shqiptaret e thjeshte . Si jetojne dhe konceptojne shqiptaret politiken brenda me pjesen tjeter te shqiptarve qe jetojne jashte vendit. Si nata me diten. Nuk kam pare emigrant te vuajne sic vuajne te tyret brenda vendit .Nuk sillen e mendojne per punen apo per problematikat sic bejne brenda vendit .Edhe pse jane jashte mbrojtjes shteterore nen diktatin e shteteve ku punojne e jetojne, kan gjetur forcat te mbijetojn e te konkurojne me qytetaret vendas. Suksesi i tyre ka te beje me vullnetin per te vlersuar punen e ndershme me dinjitet qe tregojne vlerat reale te nje kombi .Keto vlera po te ishin te edukuara brenda vendit me politika te suksesshme vendi yne do te kishte arritur ti rikuperonte shume shpejte defektet e prapambetjes per te dal shume shpejte ne rrugen e duhur .Nuk duhet vetem ndryshim politike por dhe koncepte te drejta e edukim bashkkohor per te ndryshuar gjendjen aktuale .

  • Ore ish-preshidente,ndoshta e keni kuptuar qe jeni edhe ju ishat ne filtrat e prokurorise per te dhene llogari per pasurite qe nuk i justifikoni,dhe jeni hedhur ne sulm kohet e fundit.

  • KANE EDHE KETO KUSURE PER TE LARE .
    KAM NJE PYETJE PER JU ISHPRESIDENTE DHE KOMANDANTE I PERGJITHSHEM TE F. ARMATOSURA .
    KU KA SHKUAR TEKNIKA LUFTARAKE PREJ 130 miliard DOLLAR !?????????!!!!??????.

  • Shenim: Meidani dihet se eshte “kollona e peste” e Saliut
    por edhe Moisiu noton po ne keto ujra, duan te shpetojne
    anijen e Saliut dhe te Metes qe ka marre uje nga te gjitha
    anet. Dhe kujt imbejne “rixha” bash Metes qe eshte i
    menderosur sa Saliu apo me shume se Ai ne pislliqet e
    krimet e pafund qe i kane bere shqiptaret. Ju qe perpiqe-
    ni t’i shpetoni te “mbyterit” me sa duket edhe “ju do te ke-
    ni henger ndonje ‘luge corbe te prishur’ ….! Any way…!!!

    • Nuk pyet kush per popullin, as keto gjeja me te ndershmit.
      Corben shqiptare te gjithe politika ka hanger, edhe Bushet, Klintonet e af compani amerCane .
      30 vite merdocrazi me DUA AMERIKANE nuk jane pak per te arsyetuar dhe vene kufirin mes mikut LLUPSAXHI dhe mikut te vertete.

  • Ilir Meta-Pr asidenti akt ual, nuk ashte as si Mojsi e as so Mejdani,madje as I perafert me ansjern.Ilir jo rastesisht Zonjen e pare e ka ne balle te opozites,vetem per t e krijuar e rikthyer kaosin e tete vjeteve sundim te PD ne kualixcion ku ishte edhe LSI ne kualicion.demagogjia “partiotike” e tij eshte vetem nje aktrim ne skenen politike shqiptare.

  • Mire e kane , presidenti e ka ne dore , ne krize opozitare jemi , pse mos e zgjidhe , c’far e ndan ate nga opozita , pjestare te nje ekipi jane !

  • Mejdani dihet qe eshte nje figure negative ne politike, por … edhe Moisiu!? Ilir Meta eshte koka e dyte e krizes pas Sali Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *