Qeveria dështon me ndihmën ekonomike, gati projektligji i ri

Bora Basholli

Skema e asistencës sociale nuk shkoi ashtu siç duhej për qeverinë. Kjo e fundit po përgatit një projektligj të ri i cili është publik për diskutim mes grupeve të interesit.

Banka Botërore do të hidhte idenë për një skemë funksionale të Asistencës Sociale që në vitin 2012 kur në pushtet ishte opozita e sotme.

Skema e re mori formë me ndryshimin e ligjit në 2016-ën, udhëzimet e të cilit hynë në fuqi në 2017-ën.

Skema e re sipas qeverisë në pushtet synonte kritere të forta dhe të drejta për më të varfrit që sipas saj ishin përjashtuar deri në atë kohë dhe nxjerrjen nga skema të abuzuesve.

Disa nga problematikat e konstatuara nga shqyrtimi i ankesave për ndihmën ekonomike ishin:

1- Mos-informimi i mjaftueshëm dhe në kohë i qytetarëve për kriteret, procedurat dhe plotësimin e dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike.

2- Masa e ulët e shumës së përfituar nga përfituesit në përgjithësi, dhe jetimët dhe viktimat e trafikimit në veçanti.

3- Mungesa e burimeve njerëzore për të verifikuar fizikisht banesat dhe kushtet e jetesës të përfituesve një herë apo dy herë në vit, siç parashikohet në ligj.

4- Mungesa e parashikimit të fondeve të organeve të qeverisjes vendore, të destinuara për përfituesit e ndihmës ekonomike në masën 3%, siç parashikohet në ligj.

5- Mungesa e shumë shërbimeve shoqërore, të cilat do të rrisnin cilësinë e jetës të qytetarëve përfitues të ndihmës ekonomike dhe familjeve të tyre.

6- Mos-ofrimi pranë vendbanimit të tyre i kurseve të formimit profesional dhe përmirësimi i cilësisë së tyre.

7- Përjashtimi nga ndihma ekonomike e personave me aftësi të kufizuara në pjesën që i takon atyre, kur familja është në kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike.

8- Mos-aplikimi i programeve sociale, ku përfituesit e ndihmës ekonomike të përfshihen duke dhënë kontribut me punën e tyre dhe kjo të influencojë në rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre.

Ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes asokohe, Sonila Qato do të shprehej një vit më parë nga foltorja e Kuvendit se, kjo skemë synon të zbusë varfërinë në vend dhe shkon drejtpërdrejtë për këtë kategori.

10.063 është numri i familjeve që kanë përfituar për herë të parë nga kjo skemë, që janë përjashtuar padrejtësisht nga skema e mëparshme e ndihmës ekonomike. Ndërsa skema e re e pikëzimit ka arritur të shmangë abuzimet duke nxjerrë nga ndihma ekonomike 19.700 familje që kishin përfituar padrejtësisht”, do të shprehej Qato.

Opozita do të akuzonte në atë kohë kryeministrin Edi Rama se sipas saj nga skema e re janë përjashtuar 20 mijë familje në nevojë të vërtetë për mbijetesë. Për këtë arsye opozita do të kërkonte mocion me debat në parlament.

Lot krokodili do ti quante kreu i qeverisë Rama, kërkesat e opozitës, duke u shprehur se “pengojnë që të shikohet një gjë që duhet përsëritur”.

Këtu u bë disa kohë që flitet në hava për 20 mijë familje të larguara nga skema, po nuk thuhet askund që këto ndryshme që ne sollëm përmes fillimit të zbatimit të reformës kanë mundësuar që 15 mijë familje të përfshihen për herë të parë, ndërkohë që me skemën e vjetër nuk përfshiheshin dot.

Nuk thuhet po ashtu që ende pa iu përllogaritur janë 10 mijë e 63 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike që deri dje përjashtoheshin vetëm për shkak të gropave dhe shtigjeve të mbyllura të skemës së vjetër e cila ishte fund e krye në duart e partive, kryetarëve të komunave e bashkive, në duart e këshillave i jepnin ndihmë ekonomike vetvetes”, do të shprehej Rama.

Banka Botërore do të reagonte në media duke përgënjeshtruar akuzat e opozitës dhe në disa raste edhe të medieve për problematikat me skemën e re.

Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, do të thoshte se projekti, sipas saj, është hartuar mbështetur në eksperiencën e ndërkombëtare që lidhet me fuqizimin e programeve të asistencës sociale dhe po funksiononte më së miri. 

Dy muaj më pas Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore do të miratonte një financim shtesë prej 11 milionë dollarësh për Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale, i cili sipas BB-së, do të rriste mbështetjen për reformat që përmirësojnë barazinë dhe efiçencën e programeve të asistencës sociale në Shqipëri.

Projektligji

Megjithatë faturën financiare të kripur për xhepat e taksa-paguesve shqiptarë, qeveria Rama mendon ta përmirësojë më tej skemën.

Projektligji i ri, sipas qeverisë ka për qëllim të rregullojë mënyrën e dhënies së ndihmës ekonomike, pagesave të aftësisë së kufizuar dhe bonusit të bebeve, për të garantuar mbrojtje sociale për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu projektligji garanton mbështetje për familjet dhe individët në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara social ekonomike.

Në nenin 11 të ligjit përcaktohet përfitimi i ndihmës ekonomike si një pagesë e kufizuar në kohë.

Ky kufizim kohor do të synojë integrimin në jetën shoqërore të familjeve në skemën e ndihmës nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit, me qëllim që kjo skemë të mos përdoret si mekanizëm përfitimi që mund të çojë në papunësi të zgjatur të anëtarëve të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.

Ndërsa në nenin 14 përcaktohet se masa e ndihmës ekonomike është e plotë për familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pamjaftueshme nga programet e asistencës sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera.

Referuar relacionit shpjegues të projekt-aktit, objektivat që synohen të arrihen në lidhje me programin e ndihmës ekonomike, kanë të bëjnë me: administrimin dhe funksionimin e një skeme të përmirësuar të ndihmës ekonomike;

thjeshtimin e procedurave të panevojshme për shkak të riorganizimit të skemës, të cilat janë bërë pengesë për mos-përfitimin në kohë të ndihmës ekonomike; nxitjen e punësimit dhe përfshirjen e personave në moshë aktive pune përfitues të ndihmës ekonomike në programet aktive të punësimit dhe formimit profesional; mos-refuzimin e ofertave të përshtatshme të punës nga zyrat e punës;

forcimin e masave shtrënguese në rastet e refuzimit apo largimit nga puna, me synimin për të shmangur sigurimin e të ardhurave në mënyrë alternative (informale); përjashtimin nga detyrimi i paraqitjes në zyrat e punës për tu regjistruar si punëkërkues të papunë të anëtarëve të familjeve në zonat rurale që zotërojnë ose jo tokë bujqësore në pronësi/përdorim, apo familjeve që kanë anëtarë në moshë aktive pune, që ndjekin arsimin e mesëm apo të lartë,

por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç; menaxhim dhe kontroll më të mirë mbi përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe shmangien e abuzivitetit.

Bonusin e bebeve projektligji i ri e sheh si pjesë të një politike gjithë-përfshirëse për nxitjen e lindmshërisë në vend, në një kohë kur emigracioni është në rritje dhe plakja e popullsisë ka një trend rritës.

Objektivat që synohen të arrihen në lidhje me bonusin e bebeve (mbështetja financiare për foshnjat e porsalindura), kanë të bëjnë me: krijimin e një politike të re sociale pro lindshmërisë; (ofrimin e një ndihme të drejtpërdrejtë ndaj familjeve, për t’i përkrahur pas lindjes së fëmijës; dhënien e bonuseve të shumëfishuara për fëmijët e lindur,” citohet në relacionin shpjegues të projektligjit.”

Në nenin 12 përcaktohet e drejta e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar e cila garantohet si një e drejtë e cila edhe në rastet e punësimit të personit me aftësi të kufizuar, përfitohet deri në 4 vite krahas pagës.

Në Kreun IV parashikohen kriteret dhe procedurat e përfitimit nga programet e asistencës sociale, ku në nenin 14 përcaktohet se masa e ndihmës ekonomike është e plotë për familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pamjaftueshme nga programet e asistencës sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera.

Skema e re e ndihmës ekonomike nuk ka kritere përjashtuese nga aplikimi për ndihmë ekonomike, çdokush mund të aplikojë përmes një procedure të thjeshtuar dhe pa dokumentacion të tepërt.

Kjo dispozitë parashikon edhe rastet që përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike dhe afatet e përjashtimit nga e drejta për aplikim dhe përfitim.

Parashikohet që formula e unifikuar e pikëzimit të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në vartësi të nivelit të varfërisë në vend. Ky nen përcakton që të drejtën e tërheqjes së ndihmës ekonomike në familje e ka gruaja.

Në nenin 16 parashikohet procedura e përfitimit të aftësisë së kufizuar dhe dhënia e këtyre përfitimeve në bazë të vendimit të komisionit të vlerësimit, duke shmangur vendimin e Këshillit Bashkiak.

Projekt-akti në nenin 17 të tij i jep të drejtën kategorive përfituese të përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht joaktivë, në kuptim të skemës së sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor.

Anashkalohet vendimmarrja e Këshillit Bashkiak për dhënien e ndihmës ekonomike që jepet përmes sistemit të pikëzimit, pasi kjo e drejtë i është atribuar me ligj Drejtorisë Rajonale të SHSSH dhe deri më tani vendimmarrja e Këshillit Bashkiak kufizohej vetëm në propozimin e familjeve aplikuese, ndërkohë që vendimi me familjet përfituese nga sistemi i pikëzimit nuk përfshin të gjitha familjet aplikuese.

Anashkalohet vendimmarrja e Këshillit Bashkiak për dhënien e ndihmës ekonomike që jepet përmes sistemit të pikëzimit, pasi kjo e drejtë i është atribuar me ligj Drejtorisë Rajonale të SHSSH dhe deri më tani vendimmarrja e Këshillit Bashkiak kufizohej vetëm në propozimin e familjeve aplikuese, ndërkohë që vendimi me familjet përfituese nga sistemi i pikëzimit nuk përfshin të gjitha familjet aplikuese.

Shpesh herë Këshilli Bashkiak ka penguar shpërndarjen në kohë të ndihmës ekonomike jo vetëm për përfituesit nën juridiksionin e kësaj bashkie por për të gjithë qarkun. Po ashtu, anashkalohet vendimmarrja e Këshillit Bashkiak për pagesat e aftësisë së kufizuar, për shkak se kjo e drejtë i jepet individit në bazë të vlerësimit të komisionit të posaçëm për vlerësimin e aftësisë së kufizuar”, citohet në relacionin shpjegues të projektligjit.

Fatura financiare e pagesave të programit social është në ngarkim të arkës së shtetit dhe projekt-akti parashikon që “financimi i programeve të asistencës sociale bëhet sipas mundësive të Buxhetit të Shtetit”.

Projekt-akti parashikon sanksionet dhe procedurat e ankimimit.

Projekt-akti parashikon edhe rastet që përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike.

Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtë mujore, familjet kryejnë ndarje të qëllimshme të anëtarëve të saj, nuk tërheq ndihmën ekonomike pa shkaqe të arsyeshme, brenda afateve të përcaktuara, fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë, si dhe refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional apo nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës.

Ndërkohë që përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë një vjeçare familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre qoftë edhe një anëtar të vetëm që është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, apo që punësohet dhe ndërpret marrëdhëniet e punës pa shkaqe të arsyeshme, si dhe ka kryer dy ose më shumë deklarime të rreme.

Projektligji parashikon gjithashtu shfuqizimin e i ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar viti 2005 dhe lë në fuqi aktet nënligjore në zbatim të ligjit që nuk bien në kundërshtim me projekt-aktin e propozuar, deri në nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të këtij projektakti – raporton portali SI.

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Edi Rama eshte Piktor ! Me gjithese ka bere aty ketu ca rregullime, qytetesh si Piktor eshte ne gjendje edhe te mbuloj ose te fsheh ca carje, ca njolla te zeza , sic jane Varferia ekstreme, punesimi mbi bazen e nje Sistemi te caktuar , puro kapitalist- Kerkese / Oferte !
    S I MUND TE KETE ZHVILLIM pa Kerkese / Oferte ?!!!
    Kjo nuk mund te luhet apo te mbulohet me boje !!!

    Pra duhet te kete nje carje te madhe ne sistemin e punesimit ne Shqiperi ! Pune te zeze ! Mashtrime me Taksat ! Mos vlersim te kosotos te jeteses te popullsise ! Firo te medha ect ect
    Vetem nje ekspert i Ekonomise Politike mund te shikoje ne Pikturat e Rames carje dhe bnjeolla te zeza !
    Rama kenaqet me pak , kenaqet me ngjyrat ! Problemi eshte se kekapaciteti Politiko ekonomik i Rames nuk eshte aq i fort

  • Ti e portretizon Ramen si bojaxhi,por i thua piktor!
    Thuaje tull,qe Rama eshte bojaxhi,sepse nuk ka piktor qe merret me bojatisjen e fasadave te pallatave.

  • te drejte astistence sociale kane tre grupe te shoqerise civile:
    1)Te papunet
    2) Te semuret (ata qe kane semundie kronike)
    3)Nenat shtepiake te cilat kane sakrifikuar emancipimin e tyre ne sherbim te rrities dhe formimit te femijeve te tyre.
    Dhe per te plotesuar kushtet jetike te popullit ka allokacione per femijet,pra deri ne moshen 18 vjeç shteti eshte i detyruar te japi kete allokacion familieve si kusht vednimtar per rritien,edukimin dhe shkollim e femijes me tere kushtet normale te jeteses.
    Sa me e madhe te jete ne numer familia aq me shume shtohet ekitabiliteti perqindjes se ketij allokacioni feminor.
    Psh per nje femije merr 5000 lek dhe,kur ke dy shtohet 5000 mije leke +25% i du shumave te mbledhura te pjestuar per dy dhe shumezuar me 25%
    pra:
    5000+5000=10000/2=5000
    5000=100%
    x =25%
    5000×25/100
    50×25=1250
    nga ku:
    5000×2+1250=11250
    pra femija i dyte merr 6250 leke
    nga ku per femijen e trete shuma 11250 pjestohet me dy qe te nxirret allokacioni qe i perket femijes se trete akorduar automatikisht e nglet i njete per te katertin e me rradhe…

  • Erdhen zgedhjet ;shitblerja e votes eshte ndalur tash duhet nje premtim tjeter se neser behet mire me kete qeveri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *