U dënua me 3.2 vite burg, Thaçi: Dënimi im, padrejtësi

Bora Basholli

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka folur për dënimin e tij me 3.2 vite burg për blerje votash.

Thaçi tha për mediat se dënimi i tij është një padrejtësi. Për numrin një të PDSH, këto janë provokime, por shtoi se do e gjejë të drejtën e tij, kudo ku të jetë e nevojshme.

“Dënimi im me burg nuk ishte drejtësi, por padrejtësi. Unë do të vazhdoj ta kërkoj padrejtësinë time në të gjitha instancat, madje edhe në ato ndërkombëtare.

Mendoj se këto truqe i bëjnë shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët janë jashtëzakonisht të interesuar që të vendosin gurë në binarët ku lëviz lokomotiva e PDSH.

Ata duan që këtë parti ta nxjerrin prej binarëve”, tha Thaçi.

Lideri i PDSH u dënua më 8 mars 2019 me 3.2 vite burg si pjesë e hetimeve të dosjes Titaniku 2.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *