Qëllohet me thikë shqiptari në burgun grek

Bora Basholli

Një shqiptar është plagosur në burgun e Koridhallos në Greqi.

Mësohet se, shqiptari ka pasur një konflikt me një tjetër të burgosur, i cili ka marrë një mjet prerës dhe e ka qëlluar.

Sipas CNN grek, shqiptari është transportuar në urgjencën e spitalit e përgjithshëm të Niceas, ku dhe mori mjekimin e nevojshëm.

Autoritetet helene kanë bërë me dije se shqiptari është rikthyer në qelinë e tij dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen nuk janë bërë publike informacione të tjera, ndërsa policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit me shqiptarit dhe të burgosurit tjetër.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *