Kulla Eiffel fik dritat 60 minuta për “Orën e Tokës”

Leda Hysa

Ndërtesa të njohura në gjithë globin i kanë ndalur dritat mbrëmjen e djeshme në kuadër të shënimit të “Orës së Tokës”, për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet klimatike që po ndodhin.

“Ora e Tokës” është një ngjarje ndërkombëtare që është organizuar nga World Wildlife Fund, WWF.

Qëllimi është që të mbrohet toka nga njeriu, pasi sipas kësaj organizate ajo është duke u dëmtuar.

Kjo është hera e 13 që organizohet kjo orë për token dhe është mbajtur nga ora 20:30 deri në 21:30.

Kremlini në Moskë, Empire State Building dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Kulla Eiffel në Paris dhe Akropolisi në Athinë, ishin në mesin e ndërtesave dhe monumenteve, në qytetet e 170 vendeve në gjithë botën, që i kanë ndalur dritat për 60 minuta.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *