Bogdani: Emërimet e fundit, “ustallarët” që do të hapin gropën në buxhetin e shtetit

anazapta

Deputeti demokrat, Gerti Bogdani, ka akuzuar kryeministrin Rama për emërimet e fundit në disa drejtori të rëndësishme.  Ai tha se këto emërime janë bërë në heshtje dhe pa e njohur publikun me CV-të e drejtuesve të rinj.

“Shqiptarëve u kujtohet me siguri se kur Edi Rama emëroi këshilltarët e tij, ai i mbushi mediat me meritat e tyre. Opinioni publik u ushqye për ditë të tëra me lëvdatat e kryeministrit për arritjet e mëdha rajonale e botërore të stafit që kishte përzgjedhur. Këto ditë Edi Rama ka emëruar drejtuesit e institucioneve që menaxhojnë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve, por nuk ka belbëzuar as edhe një fjalë rreth tyre.  Cilat janë meritat, përvojat dhe ekspertizat e këtyre individëve?. Kryeministri ka emëruar në heshtje drejtuesin e doganave. Asnjë fjalë për drejtuesin e tatimeve. Asnjë fjalë për drejtuesin e Albpetrolit.  Heshtje për drejtuesin e lojërave të fatit. Asnjë fjalë për drejtuesit  e inspektorateve. Asnjë fjalë për drejtuesit e agjencive të rëndësishme. Asnjë fjalë për drejtuesin e QSUT.  Pse kjo heshtje për emërimet e këtyre individëve që kanë marrë në dorë fatet e shërbimeve, pasurive dhe parave publike? Kush janë drejtuesit që do të menaxhojnë qindra  miliona euro në vit? Pse publiku nuk paska asnjë të drejtë, sipas Edi Ramës, të dijë se cilët janë këta?”, tha Bogdani.

Sipas tij, me këto emërime, Rama po përgatit vjedhjen e 250 milionë eurove.

“Për të përmbushur profecinë e Canit, janë vënë njerëzit më të përshtatshëm për evazion, abuzime, dhe vjedhje të financave publike. Ministri i Financave tha para pak ditësh se 250 milionë euro do t’i mungojnë buxhetit të shtetit, ndërsa Edi Rama caktoi ustallarët që do ta hapin këtë gropë”, përfundoi Bogdani.

 

Share This Article
9 Comments
  • E cuditeshme .Ky eshte jo vetem ngrenes fekalesh por dhe pjese e ndonje video shokuese ku ja nxjerin perpara ku lexon keto idiotizma.E felliqe fisin.

  • Ky skorpionsi I PD-se sa here qe del ne conference shtypi shton elektoratin e majte ….hahahahahaha

    Kete e urrejne edhe vet demokratet me kete menyre kaq shume antipatike ne te folur

  • “Po plasni”.
    Iku Saliu, aliu, liu, iu-iu-iu ………..
    Behuni gati “prangat” po Ju presin.
    Gjithe nderkombetaret do ndihmojne qeverin e Z.Rama dhe BE-ja do ti hapi porten.

  • te jete aq i zoti sa te hape grope ne gropen qe late ju ?!!! gjeni njehere pse humbet, ene kthehuni pas nja 12 vjetesh, hajt pra pushime te mbara!

  • or bogdqen gropen e zeze qe rafshit mren ti bashke me serbo-malazezin sali shikoje pak ate klyshin e pede-s uldedaj me kondrabande nafte ju jeni te shquar per vjedhje e gropa te zeza or krric i verbuar po akoma ke surrat e del e flet..

  • TE NDERUAR KOMENTUES!
    PO PSE NUK DISKUTONI MBI THELBIN E ASAJ QE CITOHET NE ARTIKULL, APO VARJA SE PO E THA BOGDANI SJA VLEN SI LAJM.
    VERTET BOGDANI ESHTE SKUTH POR ATO PROBLEME QE NGRE QENDROJNE.
    PERPARA RILINDJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *