Me rastin e 75 vjetorit të rënies së dëshmorit Jaho Kasëmi

Leda Hysa

Xhevdet Shehu

Nderimi për luftën antifashiste nacionalçlirimtare dhe dëshmorëve të saj është padyshim një nga vlerat e shoqërisë sonë. Në këtë vit jubilar të 75 vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe veglat e tyre kolaboracioniste ajo luftë rifiton një shkëlqim të ri, ndërsa dëshmorët që ranë në lulen e rinisë së tyre ngrihen edhe më madhështorë në piedestalet e përjetësisë… Kënga e njohur që populli u ka kënduar atyre menjëherë pas rënies “Bij, ç’është kështu me ju,/ vitet tutje, ju tëhu…!” vazhdon të mbetet aktuale. Sado që të përpiqen ish-bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë dhe pinjollët e tyre ta mohojnë luftën dhe gjakun e dëshmorëve, e kanë të pamundur t’ia arrijnë qëllimit të tyre të mbrapshtë.

Një nga yjet e pashuar të lirisë është dhe Jaho Kasëmi, ish-partizan i Brigadës së 5-të Sulmuese që e dha jetën në fund të marsit të vitit 1944, vetëm pak muaj para se të çlirohej Shqipëria. Nuk është i vetëm Jahoja në këtë fat. Janë edhe shumë e shumë të tjerë, djem dhe vajza idealistë të një Shqipërie të re para të cilëve duhettë përulemi përjetësisht.

Por, le të ndalemi te jeta e dëshmorit Jaho Kasëmi. Ai ishte dhe mbeti një nga ata, të pavdekshmit e lirisë. Le ta përkujtojmë sot këtë dëshmor. Është një nga aktet më të thjeshta që mund të bëjmë, kur ai bëri aktin sublim. Në të vërtetë akti i tij është krejtësisht i ngjashëm me atë të gjithë dëshmorëve të panteonit të lirisë shqiptare. Në atë panteon ai shkëlqen si një yll i pashuar…

Jeta e këtij dëshmori nuk ka shumë enigma. U lind dhe u rrit mes shumë vështirësish jetese si të gjithë shqiptarët në atë kohë. Ishte një jetë shumë e vështirë, thuajse e papërfytyrueshme për kohën e sotme.

U lind në fshatin Hysoverdh të Labërisë famëmadhe. Tradita atdhetare familjare luajti një rol ttë jashtëzakonshëm në formimin e karakterittë tij si revolucionar,me një dashuri të pakufishme për atdheun.Në një kohë që atdheu ishte i pushtuar nga fashistët, Jahos i vlonte gjaku. E donte atdheun të lirë. Por si?

Me dëshirëtë madhe merrte pjesë në mbledhjet e rinisë antifashiste dhe diskutonte me zjarr.  Pa asnjëmëdyshje merrte përsipër detyra të vështira që rrallëkush mund t’i pranonte. Ishin detyra luftarake dheme rrezik jete.Por ai ishte sypatrembur… Ndërkohë,me një vullnet të hekurt mësoi shkrim ekë2ndim, pasi ishte një detyrë e ngarkuar nga organizata e rinisë komuniste.

Në nëntor të vitit 1943,në mbledhjen e rinisë që u bë në fshatin Gumenicë, Jahoja bashkë me të rinjtë dhe të rejat e aktivit, dopli vullnetar për të qenë pjesëmarrës i Brigadës së Pestë Sulmuese që ishte duke u formuar.Dhe u bë një nga yjet e asaj brigade. Ai ishte pjesëtar i kompanisë së parë  të batalionit të pestë të kësaj brigade.  Në muajin mars të vitit 1944 Jahoja shkruajti një nga faqet më të ndritura të jetës së tij si partizan. Mori detyrën të zbulonte pozicionet naziste. Koha nuk priste.Skuadra u u nis nga fshati Plloçë,e maskuar që të mos diktohej nga armiku. Skuadra mbërriti në përrua pa u diktuar dhe filloi të ngjitet në faqen e një bregoreje me shkurre. Nazistët nga ana e tyre po nxitonin të arrinin majën e bregores. Sa u dukën helmetat e nazistëve, filloi lufta. Armiku fillimisht u duk se u tërhoq nga ky zjarr i papritur. Por askujt nuk i shkonte ndërmend se armiqtë ishin të fshehur aty rrotull…

Më 30 mars pasdite batalioni u rreshtua. Komisari foli për situatën dhe detyrat që shtroheshin. Partizanët ndodheshin para një sfide të vështirë.

Në mbrëmje, kur u drejtuan nga Kropishti, u kuptua më qartë misioni i rëndësishëm. Në afërsi të Kropishtit, u ndanë detyrat. Kompania e parë do të sulmonte pozicionet dhe fortifikimet me qendra zjarri të nazistëve. Jahoja bënte pjesë në skuadrën e parë, e cila iu afrua telave me gjemba, ku ishin rrethuar nazistët. Pritej sinjali për t’u hedhur në sulm kundër armikut. Kushtroi thirrja: Para partizanë!

Jahoja sulmoi me granta dore dhe me zjarr të pandërprerë. Por një mitraloz me një breshëri të pandërprerë ia këputi jetën në mes.

Kjo ndodhi më 31 mars 1944. Në atë përpjekje bashkë me Jahon, në pozicionin afër me të, mbeti i vrarë edhe Alush Muhamet Gjika,, komandanti i skuadrës.

Lavdi dëshmorit Jaho Kasëmi dhe të gjithë atyre që e dhuruan gjakun për lirinë e atdheut!

Share This Article
1 Comment
  • Edhe pse i pa shpallur,DESHOR; Biri i Zavalanit te Dangellise, Peci Petro Xhoga,,rene me 1940-ten.i tille eshte.(disa here propozuar baza nga krahina).
    Faleminderit i nderuari Xhevdet Shehu ,per kete ekspoze te herroizmit te partizanit deshmor Joho Kasemi ,rene si bien trimat ne ate luften N clirimtare. I perjetshem kujtimi i tij,sa pasuesve.Me impenjove pos rrespektit per kete Deshmor te nderin Jaho Kasemi,me shpure ne fshatin tim te lindies Zavalan te Dangellise Naimjasne,fshat mes Dangelise, qe pos luftetareve Rilindas nga mendu Izet Zavalani e Jano P Xhaga, parapriu ne luften N.Clirimtare me bijte e tij.I pari qe do jepte kushtrimin per mbrojtien e atdheut ishte Peci Xh.Xhoga, rene qe me 1940 atje ne Radhoiin guror te Gurit bletes Sanjove, nga forcat Italo -greke,zhvilluar ate lufte ne teritorin e Dangellise MEME. Do te pasohej nga 6 partizane direkt ne formacionet Partizane pas formimit te njisive partizane sa ne Dangelli-Shqerise e, tere rrethin e Permetit.Ata ishin: Stavri M Xhoga e Xhoxhi C Xhoga( pasuess te Kapedanit Jono P Xhoga rene kryecetes qe komandonte ne mbrojtie te PV.sapo shpallur i Madhi Ismail Qemeali,kercenuar e sulmuar nga fqinjet jugore me 1913te (Nendor) ku dha jeten per te mos lejuar hyrien e atyre forcave ne Dangell-Shqerise, me Kolonjes dhe Permetit.(Qarku i Girokastres ne 100 vjetorin e renie e ka nderuar Jano P Xhoga me flete MIRENJOHIE sa Komiteit i Vetraneve te Tiranes e ka propozuar per Deshmor te Atdheut, ne 105 vjetorit e renies tij, me nje ceremoni te vecante.) Me ta Partizane;Sotir Thanasi bashkefshatar sa Mina Kosta e Tre bijte e Sulollareve dhe Hamiteve; Qazim,Hamit e Elmaz.Me ta dhe Rushan Keko i nene Nekos, si e therisnin te gjithe.. Deri tej kufirit shteteroe do te luftonte Xhoxhi,sa Stavri do te palgosej ne luften e Kurveleshit tetor 1944, mjekuar ne spitalin Partizan te zones Kurveleshit, nga mjeku Partizan I.Klosi.Nje jete ai mjek i nderuar pas clirimit ne Tirane. Bijte e Zavalanit do te vazhdonin me perkushtimin e tyre atdhetar dhe pas clirimit,si dhane jetem Dylber Q Hazani,mjeshter ndertues sa gazetae e shkrimtari i njohur(1977) sa Qamil R.Rapoja ky ish ushtar.(1972).Nderuar nga autoritetet e vendit per aktet e tyre. Nuk dua te le pa permendur vajzat e pare aksionite sa punonjese te kombinateve Tona si : Pandora e Evgjeni Kosta, me Marianthi Xhogen e Liri Hamiti, ne Kombinatin e Tekstilit Tirane nga te parat,sa Frosina, Egjernia dhe Marika P. Xhoga,nga te parat vajza punonjese ne verprat e reja ne Korce: Fabrika Qelqit apo Kombinati ushqimor e tj. Deri Cupa (sa ardhur nga Franca me 1947 sa u clirua atdheu familiarisht) Maria A Xhoga, punoi ne Kombinatin e Konservave Vlore, tj sot pesioniste e nderuar mes Vlores…
    Faleminderit i nderuari Gazetar i parkushtuar atdhetar Xhevat Shehu,per sa na shkruani dhe na beni tiu pasojme.Jane veprat e pesevjecareve,pasqyre e kontributeti te tyre.Pavaresisht c’pesuar nga pseudot, pas PSEUDODEMOKRACISE se pas 90tes.
    Le ta kremtojme kete 75 vjetor te clirimit te atdheut me manifestime mbare kombetare.

    Tirane 01-04-2019 “Pasuesi Veteran” -83 vjecari”
    Dh Xhoga(Guri Naimit D.)..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *