Fotot më të mira të javës: Nga mozaiku i Luvrit te shëndeti i Beyoncé

DITA Online

“Nga mozaiku i Luvrit te shëndeti i Beyoncé”.  Në këtë mënyre redaktori i fotove i “Guardian”-it zgjedh shkrepjet më kryesore nga e gjithë bota.

 

Pekin, Kinë

Modelet veshin krijime nga koleksioni i pranverës/verë të Xiong gjatë javës së modës në Kinë. Fotograf: AFP / Getty Images

 

Temara, Marok

Papa Françesku bekon njerëzit e mbërritur në Qendrën Rurale për Shërbimet Sociale në jug të Rabatit, si pjesë e një vizite dy-ditore në vend. Fotograf: AFP/Getty Images

 

Stamboll, Turqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i rrethuar nga votuesit, teksa po largohej nga qendra e votimit gjatë zgjedhjeve lokale. Votimi do të jetë një barometër për qeverisjen, duke pasur parasysh inflacionin e lartë të vendit dhe rritjen e papunësisë. Fotograf: Bülent Kılıç/AFP/Getty Images

 

Paris, Francë

Një kolazh nga artisti JR është zbuluar në oborrin e Luvrit për të shënuar 30 vjetorin e piramidës prej xhami. Qindra vullnetarë punuan në skuadra prej 50-vetësh duke shpenzuar katër ditë duke bashkuar letrat ngjitëse e duke krijuar një mozaik gjigant rreth strukturës. Fotograf: JR-ART.net/AFP/Getty Images

 

Kiev, Ukraine

Komediani dhe kryesuesi i zgjedhjeve presidenciale të vendit, Volodimir Zelenskiy, arrin në një qendër votimi. Fotograf: Emilio Morenatti/AP

 

Hong Kong

Demonstruesit marshojnë në protestë kundër planeve të qeverisë për të miratuar ekstradimet me Kinën kontinentale, Taivanin dhe Makaun. Kritikët kanë frikë se çdo marrëveshje ekstradimi mund t’i linte të dyja figurat e biznesit dhe disidentët në Hong Kong të cenueshëm nga gjykatat e Kinës. Fotograf: Dale de la Rey/AFP/Getty Images

 

Karakas, Venezuela

Një person ecën nëpër rrugët e një lagjeje gjatë një blackout elektrik në kryeqytet. As qeveria e Nicolás Maduro e as Korporata Energjitike në pronësi shtetërore nuk kanë dhënë një shpjegim për ndërprerjen e fundit kombëtare, e cila ka zgjatur më shumë se 24 orë. Fotograf: Miguel Gutiérrez/EPA

 

Bratislava, Slovakia

Presidenti Andrej Kiska, i cili nuk qëndroi për rizgjedhje, përgëzon Zuzana Caputova pas fitores së saj në zgjedhjet presidenciale. Kaputova, një avokate, mundi kandidatin e partisë në pushtet në balotazh për t’u bërë presidentja e parë femër e Sllovakisë. Fotograf: Joe Klamar/AFP/Getty Images

 

Le Conquet, France

Një telefon Garfield lahet në plazh. Për më shumë se 30 vjet, telefonat plastikë në formën e maceve të filmave vizatimorë janë larë në plazhet franceze. Misteri është zgjidhur tani, pasi një kontenier anijeje, i cili humbi në një stuhi në vitet 1980, u zbulua në një shpellë detare. Fotograf: Fred Tanneau/AFP/Getty Images

 

Stamboll, Turqi

Zjarrfikësit ndihmojnë të nxirrnin nga makina një person pasi shoferi kish humbur kontrollin dhe automjeti ra në një hendek midis një muri mbajtës dhe një ndërtese. Fotograf: Anadolu Agency/Getty Images

 

Yokohama, Japoni

Njerëz që admirojnë lulet e qershisë ndërsa marrin pjesë në ceremoninë e çajit në barkë përgjatë lumit, në lulëzimin vjetor. Fotograf: Shuji Kajiyama/AP

 

York, UK

Një asistent i galerisë i pasqyruar në një kabinet të ekspozuar, para një pune nga artistja Emma Stibbon, pjesë e ekspozitës që u hap këtë fundjavë në York Art Gallery. Fotograf: Danny Lawson/PA

 

Edinburgh, Skoci

Michelle Keenan nxjerr në pah tatuazhin e saj të çmendur në konventën skoceze të tatuazhit në Corn Exchange. Ngjarja pati pjesëmarrjen e 200 artistëve tatuazhistë. Fotograf: Andrew Milligan/PA

 

Houston, US

Kandidati demokrat për president dhe ish-kongresisti i Teksasit, Beto O’Rourke flet në një tubim elektoral. Fotograf: David J Phillip/AP

 

Los Angeles, US

Beyoncé përshëndet audiencën pasi u emërua si Artistja e Vitit në çmimet e Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP). Fotograf: Michael Buckner/Variety/REX/Shutterstock

 

Moskë, Rusi

Njerëz të mbledhur në Sheshin e Kuq si pjesë e fushatës mjedisore të Orës së Tokës 2019. Fotograf: TASS/Barcroft Images

 

burimi: theguardian.com

Përgatiti/ L.Veizi/ DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *