Lleshaj zbarkon sërish sot në Shkodër

Leda Hysa

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të jetë sot sërish në Shkodër. Mësohet se ministri do të vizitojë kryeqendrën e  veriut për të bërë një prezantim.

Burime nga ministria bëjnë të ditur se Lleshaj do të prezantojë sot në orën 10:00 prefektin e ri të qarkut Shkodër.

Valdrin Pjetri do të jetë prefekti i ri i komanduar nga ministri. Ndërkaq, kujtojmë se Lleshaj ishte në Shkodër vetëm dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë ku u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Lidhur me këtë ngjarje, ministri shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe emëroi në vend të tij Niko Brahimaj.

l.h. dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *