Një ligj i ri vë në dyshim përshtypjen e krijuar për presidentin iranian

anazapta

Iran – Një ligj i ri që u lejon burrave të martohen me vajzat e tyre të adoptuara, nëse ato e kanë kaluar moshën 13-vjeçare, ka shkaktuar shqetësim dhe idenë se presidenti i ri, Rohani, nuk është aq progresiv sa  mendohej në fillim.

Hasan Ruhani është parë deri tani si zëri më i moderuar në Lindjen e Mesme, por aprovimi i këtij ligji të ri është provë se bindjet ekstreme në shoqërinë iraniane ekzistojnë ende.

Ligji në fjalë është miratuar nga deputetët e parlamentit iranian dhe sipas tij, vajzat mund të martohen me lejen e babait në moshën 13 vjeçare dhe djemtë  pasi të arrijnë 15 vjeç.

Ligji kaloi disa ditë pas telefonatës së Ruhanit me presidentin amerikan, Barak Obama, e para mes liderëve të këtyre dy vendeve në 34 vitet e fundit.

Ligji në fjalë ka të bëjë me përcaktimin e kufijve ligjorë të moshës së martesës, por avokatët e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësimin se me anë të tij po legjitimohet pedofilia.

“Nuk është në kulturën iraniane martesa me fëmijën e adoptuar. Sigurisht që incesti ekziston edhe në Iran, njësoj si në vendet e tjera të botës, por ky ligj e bën këtë krim diçka normale në shoqërinë tonë”, thonë avokatët e të drejtave të njeriut.

Ata shprehin shqetësimin se ligji u lë hapësira pedofilëve të abuzojnë me fëmijët, me pretekstin e adoptimit.

Ligji duhet të kalojë aprovimin e Këshillit Qeverisës, për të hyrë në fuqi. Martesat në moshë minorene në Iran shihen me shqetësim nga aktivistët vendas dhe ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut. Vetëm gjatë vitit 2010, 42 mijë fëmijë të moshës 10-14 vjeç kanë vënë kurorë  në Iran.

Nëse ligji hyn në fuqi, kjo do të shënonte një hap mbrapa në progresin drejt modernizimit që Irani ka bërë kohët e fundit.

Pas largimit të Mahmud Ahmadinexhadit nga pushteti në gusht të këtij viti, presidenti i zgjedhur, Ruhani, u duk se do të ishte më progresist. Ai promovoi adresën e tij në Tuiter, të cilën e bëri të dukshme për publikun iranian, i cili e kishte të kufizuar aksesin në internet. Ndërsa pak ditë më parë, telefonata me presidentin amerikan, e cila u cilësua si e suksesshme nga të dy palët, u pa në vend dhe jashtë tij si pika e kthesës në rrugën e Iranit drejt afrimit me Perëndimin. Përgatiti: Gazmira Sokoli

Share This Article
3 Comments
  • Para pak ditesh SELIM MUCA kryetari KMSH deklaroje qe shteti me Ideal per te eshte shteti Irani qe zbaton ligjet e Sharise.

    IDJOTA jemi ne qe besojme tek keta Kryetare dhe tek kjo Fe perverse, duke i financuar (nga buxheti i shtetit) dhe duke i nderuar neper gazeta dhe TV.

  • PO CPROGRESIV MUND TE JETE NJE NJERI ME CALLME NE KOKE KUR BOTA E MODERUME KA KAPELE NGA ME TE BUKURAT ?
    AI QE MBAN CALLMEN KA NE KRY FENE DHE ASGJE TJETER!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *