Këta janë anëtarët e KLP-së që do vlerësojnë kandidatët e SPAK

Ornela

Është bërë përzgjedhja e anëtarëve të KLP që do vlerësojnë kandidatët, të cilët do kërkojnë të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion

Kandidatë për anëtarë jo prokurorë ishin Nurihan Seiti, Tartar Bazaj e Gent Ibrahimi.

Tartar Bazaj do të jetë anëtari i pestë i joprokuror i Komisionit të Posaçëm për Vlerësimin e kandidatëve të SPAK.

Ndërsa nga ana e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është Besnik Canaj.

Kandidatët për SPAK do të përzgjidhen në bazë të një kriteri pikëzimi.

Anëtaret e KLP-së do të kenë një afat 6 javor për të filtruar kandidatët nga ana profesionale dhe pas përfundimit të afatit dy javor do të zhvillohet intervista me kandidatët e kualifikuar.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se kandidatët duhet patjetër të kenë titullin ‘Doktor shkencash’ për të hyrë në garë.

Prokurori që kandidon për SPAK duhet të kalojë të dy proceset e Vettingut.

Pas themelimit të SPAK, do të zgjidhet kreu i saj nga prokurorët më të kualifikuar.

Është lënë e hapur mundësia që SPAK do nisë fillimisht me më pak se 10 anëtarë.

Ndërkombëtarët do të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për SPAK.

Procesi do fillojë në datën kur dy rregulloret që u miratuan sot nga KLP do të hyjnë në fuqi.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Hiqini keto kushtezime idioteske. Ceshte kjo duhet te jene Dr Shkencash?? Pse per “shkencetare” po i marrim aty???Pastaj Dr Shkencash ne Shqiperi jane bere tere myteberet e tipit Mona Cizmja, Mzati Zhelal & Co. Shikoni integritetin moral dhe profesional te kandidateve. Kjo eshte thembra e Akilit. Dr Shkencash perkthehet Dr. Leshi apo Preshi ne Shqiperi. A e shihni si reziston murtaja e Rektoratit qe nuk fillon Vettingun e titujve akademike ne Universitete. Pse? Sepse 95 % e tyre u vjen era qofte, hudhra dhe raki dhe jane firmosur neper mejhane. Turp e faqja e zeze.

  • KURSE PERT MUA DO TE ISHTE ME E SAKTE QE TE HIQEJ KUSHTI DOKTOR DHE 15 VJET EKSPERIENCE POR TE VIHEJ KUSHTI TE MOS KETE PUNUAR ASNJE DITE NE SISTEMIN E KORRUPTUAR …….!!!!

  • këto janë prokurorët që u duhet hapur dosja sejcilit e shkruara e zeza mbi të bardhë.,jan jo vetëm bylë por edhe bashkëpuntor me krimet e kriminelët por disa jan edhe në shërbim të krimeve të Saliut. Të garantoi se disa nga këta prokuror nuk dinë të flasin e shkruajnë edhe gjuhën zyrtare shqipe.

    • Analfabete funksionale thashe dhe une me vete sapo i lexova emrat. Edhe kesaj here fajin e ka saliziu, apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *