Aksi Lin-Pogradec do të kërkojë të tjera fonde shtesë për t’u përmbyllur tërësisht.
Pas një shtese prej 194 mln lekësh në korrik të vitit të kaluar, tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar një tjetër fond prej 188 mln lekësh, që do të shkojë për stabiliziminim e rrëshqitjes në kilometrin e 21 të rrugës, duke rritur me 382 mln lekë koston e rrugës, në raport me kontratën fillestare.
Procedura prokuruese është bërë me negocim, pa shpallje paraprake, ndërkohë që ARRSH thotë se shkak për këtë është bërë situata emergjente.
“Masat mbrojtëse dhe punimet për stabilizimin e kësaj rrëshqitje duhet të bëhen në kohe të thatë dhe shumë shpejt, duke shfrytëzuar stinën e pranverës, pasi ne të kundërt mund te kemi avancime të mëtejshme të rrëshqitjes”,- thotë ARRSH.
Vlera totale e kontratës fillestare ishte rreth 972 milion lekë, ndërkohë që me 2 shtesat, tashmë kostot e saj ka arritur në 1.35 mld lekë.
Punimet në këtë aks kanë nisur në shkurt të vitit 2016 dhe sipas afateve të kontratës, duhet të përfundonin në dhjetor të vitit 2018.
Kontrata e re që do të nënshkruhet ka një afat zbatimi prej 2.5 muajsh.
a.d. / dita

Ju befte mire, gjak e dhjame !
Rreshqet toka ne vere. Ne pranvere thahet..
Ku ka kohe shteti te shpalli konkurimet. Jane marre vesh brenda per mbrenda per urgjencen.
E bukura eshte qe keta vjedhin me shume pasi kapen duke vjedhur.
Per cdo gje ekziston nje arsye.
Kesaj rradhe eshte rreshqitja.
Unaza doli huq,si do kopesohen “humbjet e shtetit”
e mjera flore dhe faune se çdo heqi!!!
Mos u merzitni shoke se do te rilindni po nuk e keni kuptiar akoma!!!
SKINI PARE GJE AKOMA