E ardhmja e Bale, Zidane vendos…

Ornela

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folur rreth të ardhmes së sulmuesit Gareth Bale, i cili këtë sezon ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar.

Mundësitë që Bale të rikthehet në Angli janë të mëdha, pasi United dhe Tottenham i kanë gati ofertat për uellsianin.

Por ndryshimet në drejtimin e Real Madrid, mund të sjellin edhe ndryshim në planet e Gareth Bale.

Nën drejtimin e Zinedine Zidane, Real Madrid duket se është kthyer në rrugën e duhur, e i pyetur nëse Bale do të përfshihet në planin afatgjatë të tij, “Zizu” u përgjigj se këtë do ta vendosë në fund të sezonit, duke mos u shpërqendruar nga objektivi primar, fitorja e çdo ndeshje të mbetur deri në fund të kampionatit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • …… dhe Zizu arabi keshtu po ben , ne cdo ndeshjke po “fiton”.
    U rikthye per t’u tuperuar, ra nje here daci ne kos dhe ky beson se do te bjere gjithnje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *