Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, edhe pse ka kaluar në heshtje të gjithë procesin reformues të Gent Cakaj, nuk ka harruar të kujtojë 10 vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Në një postim në Facebook, Bushati thotë se edhe pse progresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje.
Shkakun Bushati e gjen tek politika, edhe pse realisht asnjë forcë politike nuk është kundër integrimit.
Postimi:
“Si sot 10 vjet më parë hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Walter Hallstein, një prej etërve themelues të Bashkimit Europian, njëkohësisht President i Komisionit Europian, do t’i përshkruante marrëveshjet e asociimit “si një marrëveshje më shumë se sa thjesht tregtare dhe më pak se sa një marrëveshje anëtarësimi”.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëdhënia më e lartë angazhuese ndërmjet Shqipërisë dhe BE, parasheh një afat 10 vjeçar indikativ, të ndarë në dy faza 5+5, për të përgatitur gradualisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara, me marrjen e statusit të vendit kandidat, marrjen e rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe vendimmarrjen e BE-së për nisjen e procesit “screening” dhe kalendarin e bisedimeve.
Edhe pse progresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje.
Në Shqipëri, në dallim prej shumë vendeve të tjera, nuk ka asnjë forcë politike që të kundërshtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Mirëpo kjo nuk mjafton.
Politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar një fakt kokëfortë: nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve europiane.”
l.h/ dita

Po tani derdellit Bushati, deri dje na thosh te kunderten. Asocijimi.negociatat.mareveshjet.. Peralla sa ishte me detyre, si te tjeret qe vijne pas tij..
I ziu Ditmir, sa e hoqen nga minister i jashtem u be si bole e rryshkur.
I ranë pendët dhe çunit të Sulës që sillej me arrogancë e ironi sa ishte ministër. Nuk qullose gjë as t’i o Dorëzimit se me grekët i’a shtrove paq.