Durrës, nis vaksinimi i qenve endacakë

Bora Basholli

2000 mijë qen endacakë janë evidentuar në rrugët e qytetit të Durrësit duke përbërë kështu një shqetësim serioz për të gjithë komunitetin e banorëve.

Së fundi është shoqata zviceriane “ Jeta Kafshët dhe njerëzit “ që ka nisur fushatën e sterilizimit të qenve endacakë në pritje të sezonit veror.

Mjeku veteriner Eror Zylyftari deklaroi për BalkanWeb se në zona të ndryshme të qytetit janë mbledhur rreth 150 qen të braktisur endacakë që pas sterilizimit në një qendër mjekësore për kafshë janë grumbulluar në një pikë në periferi të Durrësit.

Sipas Zylyftarit në këtë mënyrë synohet të mos rritet numri i qenve endacakë në qytet pasi ata riprodhohen dy herë në vit dhe çdo qenushe sjell deri në 8 këlyshë çdo lindje.

Mjeku tha se nëpërmjet sterilizimit ulet agresiviteri i tyre ndaj qytetarëve.

Ai ju bën thirrje edhe qytetarëve të bëhen pjesë e fushatës.  Për drejtorin e ndërrmarrjes së pastrimit të plazhit qentë endacakë që shëtisin të lirë prishin imazhin e qytetit tonë turistik.

500 qen endacakë janë sterilizuar nga nisja e këtij projekti me objektiv për rritjen e numrit të qenve të larguar nga rruga dhe grumbullin e tyre në një pikë të ngritur nga bashkia.

Tufat e qenve endacakë në dimër janë bërë shkak për aksidente të shumta pasi kanë kafshuar shumë qytetarë ndërsa në verë ata shëtisin në breg të detit duke terrorizuar pushuesit që vijnë nga vende të ndryshme.

 

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Erjon Veliajt nuk ja jap voten vetem per shkak te qenve qe nuk ja lene te fleme. Kam bere kerkese ne Bashki per ti mbledhur nga rruget pasi jane kthyer ne rezik per kalimtaret e oreve te nates. I kemi sterilizuar thote! Siku po u thua: ” Kemi frike mos na qine e jo sikur po i thua , po na shqetesojne”.
    Mblidh qente Erjon se na ke care k..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *