Kodheli flet për dialogun me opozitën: Ka akoma shpresë

DITA Online

Në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, e pyetur për hapjen e negociatave me BE Mimi Kodheli është shprehur se akoma ka shpresë për vendin tonë. Ndër të tjera Kodheli ka thënë se Shqipëria ka punuar fortë për Reformën në Drejtësi dhe do ti shkojë deri në fund kësaj reforme. Më tej Kodheli ka folur edhe zgjedhjet lokale ku është shprehur se PS do të hyjë në zgjedhje së bashku me opozitën e re që ndodhet në Kuvend.

Ka akoma shpresë. Ne do t’i shkojmë deri në fund Reformës në Drejtësi. Do ti shtrijmë dorën deri ne fund opozitës por ne do të hyjmë në zgjedhjet lokale. Do vazhdojmë të flasim dhe të veprojmë për reformat që i shërbejnë Shqipërisë. Kemi grupin në Kuvend që po krijohet. Ata janë legjitim po aq sa kanë qenë ata sipër listës. Çdo opozitë kërkon zgjedhje të parakohshme që ne momentin që humbet votat.” ka deklaruar Kodheli.

Por a ka komunikim mes Ramës dhe Bashës qoftë edhe me ndërmjetësues? Kësaj pyetje Mimi Kodheli i është përgjigjur duke thënë se qeveria e ka detyrim që të shtrijë dorën opozitës për dialog ashtu siç e ka detyrim edhe opozita.

Unë do ja vija emri dialog. Është në detyrimin e kryeministrit që ta bëjë këtë gjë, ashtu siç e ka detyrim opozita. Jemi në kohë dhe është absolutisht e mundur. Janë të lutur që të ulen në tryezë dhe të gjendet një zgjidhje për hir të popullit. Ultimatum në Shqipëri nuk ka. Dilogu sjell në tryezë të pamundurën. Nuk mund të jetë ultimatum por vetëm dialog.” është shprehur Kodheli.

 

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *