“Politikanët që ngrenë mure dhe u kthejnë shpinën emigrantëve do të hyjnë në faqet negative të historisë”. Ky ka qenë mesazhi i Papa Françeskut pas kthimit nga vizita në Marok.
“Ndërtuesit e mureve, qofshin me gardhe me brisqe a me thika apo me tulla, do të kthehen në të burgosur brenda mureve të tyre. Çdo të thotë historia për ta”
Ati i Shenjtë shprehu keqardhjen për situatën e emigrantëve në Mesdhe.
“Nuk m’i duron as koka e as zemra mbytjet në Mesdhe. Le të ndërtojmë ura nëpër porte. E kuptoj që një qeveri me këto probleme ka një patate të nxehtë në duar, por duhet të gjejë një zgjidhje humane.
Kam folur me një politikan, një njeri që e respektoj, po e them edhe emrin, është Alexis Tsipras. Duke folur për këto marrëveshje, që nuk i lënë njerëzit të hyjnë, ai m’i shpjegoi vështirësitë por në fund të fundit, më foli me zemër e më tha: “të drejtat e njeriut prevalojne mbi çdo marrëveshje”.
Kjo frazë meriton çmimin Nobel”.
Prej ardhjes së qeverisë populiste në pushtet, Italia e pambështetur nga vendet e tjera evropiane vendosi të mbyllë portet, duke vështirësuar ardhjen e emigrantëve nga Afrika Veriore.
Nga fillimi i këtij viti mbi 280 emigrantë kanë humbur jetën apo janë zhdukur në ujërat e Mesdheut.
b.b/dita
