Shtyhet pretenca për Klement Balilin, gjobitet avokati i tij

Ornela

Gjykata për Krimet e Rënda ka shtyrë sërish pretencën për Kelmend Balilin.

Arsyeja e shtyrjes ishte mungesa e të të pandehurit, i cili njoftonte Gjykatën se e kishte të pamundur për të marrë pjesë në seancë.

Gjithashtu në seancë mungonte dhe avokati i Balilit, Theodhori Sollaku.

Data për seancën e radhës është vendosur 8 Prilli.

Mbi Balilin rëndojë akuza për trafik droge, fshehje dhe pastrim parash si dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Konkretisht ai akuzohet për trafikun me gomone të 678 kilogramëve kanabis nga Saranda në Greqi.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *