Emri/ Cila është drejtuesja e re e Prokurorisë në Fier

Bora Basholli

Prokurorinë e Fierit do e drejtojë për herë të parë një femër.

Në krye të saj është vendosur Violeta Shkurta. Kjo e fundit u prezantua këtë të martë nga përfaqësues të lartë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla zëvendës kryetar dhe Tartar Bazaj, anëtar,  bën me dije “BalkanWeb”.

Shkurta vjen në këtë detyrë të lartë pas rrëzimit nga vettingu të ish-prokurorit Fatmir Lusha, njëherësh drejtuesi i Prokurorisë.

Violeta Shkurta nuk është emër i ri për Prokurorinë e Fierit. Ajo është prokurore e kësaj prokurorie që prej vitit 2003.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *