Jep dorëheqjen presidenti i federatës së futbollit të Gjermanisë

Leda Hysa

Kishte pranuar dhurata dhe ndere, është zbuluar dhe ka dhënë dorëheqjen. Kjo ka ndodhur në Gjermani, me një nga presidentët më të fuqishëm në botën e futbollit, Reinhard Grindel, i cili ka përfunduar në shënjestrën e mediave gjermane, të cilat e kishin paralajmëruar këtë qëndrim të Grindel.

58-vjeçari kishte marrë 78 mijë euro gjatë periudhës së qëndrimit të tij në krye të qeverisë së futbollit gjerman nga DFB-Meiden, kompani e kontrolluar nga federata, por nuk e kishte deklaruar këtë shumë. Gjithashtu edhe një orë prej 6 mijë eurosh, dhuratë nga ana e kolegut të tij ukrainas Grigori Surkis nuk është deklaruar nga Grindal.

Grindal ishte në krye të detyrës që prej 15 prillit të vitit 2016, ndërsa pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës edhe lënies jashtë skuadrës Kombëtare të tre lojtarëve të Bajern Mynihut, Myler, Humels dhe Boetang, ia lëkundën fuqishëm pozitat. Emri më i lakuar për të marrë vendin e tij është ai i Filip Lahm, ish-kapitenit të Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *