Kush është miliarderi më i ri në botë?

anazapta

Teknologjia dhe veçanërisht interneti, ka rezultuar burimi më i mirë i të ardhurave për t’u pasuruar në moshë të re. Milionerët e pranishëm në klasifikimin e revistës financiare  “Forbes” për këtë vit, veçse figurojnë midis 400 më të pasurve të Shteteve të Bashkuara, janë ata që nuk i kanë kaluar akoma të 45-tat.

Më i riu prej tyre është Dustin Moskovitz, bashkëthemeluesi 29-vjeçar i Facebook-ut, i cili u shfaq për herë të parë në listën e “Forbes” në vitin 2010 dhe ka mbetur në këtë pozicion prej tri vitesh. Në 2010-n pasuria tij ishte vetëm 1.4 miliardë dollarë. Por, 2013 është një vit edhe më fatlum për Dastin: pasi pasuria e tij është shumëfishuar dhe ka arritur në 5.3 miliardë dollarë, falë edhe zotërimit të 5% të aksioneve në rrjetin social.

Çfarë meritash të tjera ka Moskovitz? Është një talent i madh në fushën e investimeve dhe në platformat e multimedias. Së fundi zotëron aksione në median “Nation Builder”. Ai është gjithashtu themeluesi i kompanisë online të këshillimeve “Asana”. Në kurrikulumin e tij nuk mungon as bamirësia: është themelues i shoqërisë jofitimprurëse “Good Ventures” dhe është i angazhuar në beteja fisnike përkrah miliarderëve të tjerë filantropë, si Bill Gates dhe Warren Buffett.

Pra ka jetë edhe përtej Facebook-ut. Prej këtij të fundit, Moskovitz u largua në vitin 2008, pasi iu caktua roli i aktorit dytësor në të, e megjithatë ishte ai mendja e softuerit, gjeniu i kompjuterave. Në universitetin Harvard mund të ketë qenë më pak i aftë se Mark Zuckerberg, por e rimori veten në fushën e teknologjisë po aq sa në klasifikimin milionerëve të rinj sipas “Forbes”.

Si për mrekulli pas një ndarjeje të tillë në fushën e biznesit, të dy mbetën miq të mirë dhe Dastin u fut në rrugën e aventurave të reja, si p.sh. në rastin e Asana-s, një softuer shpërndarjesh për kompanitë që duan të optimizojnë produktivitetin e vartësve të tyre. Në këtë sipërmarrje e ndihmon Justin Rosenstein, edhe ky një ish i Facebook-ut. Dy mendje që i vunë këtë emër produktit të tyre të marrë nga yoga e që tregon pozicionet në gjendje për të purifikuar kanalet energjitike të individëve.

Dustin Moskovitz

Moskovitz jeton në San Francisko. E dashuron jetën në ajër të pastër, bën kampingje dhe nuk zotëron avionë privatë si bashkëmoshatërët e tij miliarderë. Në vitin 2012 shiti një pjesë të kuotave të tij në Facebook për një vlerë prej 9 milionë dollarësh.

Por kush e ndjek në klasifikimin e miliarderëve më të rinj në moshë? Pikërisht ai, ish-shoku i tij i dhomës, MarkZuckerberg, i cili është i dyti në renditje, duke qenë se ka lindur tetë muaj para Moskovitz. Nuk ka pse të mërzitet Zuckerberg, që zotëron një pasuri personale prej 19 miliardë dollarësh. Këto të ardhura e rendisin atë në vendin e 20 të personave më të pasur në Shtetet e Bahkuara./D.Gjuzi

Share This Article
2 Comments
  • Këta miliardere te rrjeteve sociale nuk jane asgje para miliardereve shqiptare te rrjetit “politika”. Ky rrjet nuk nxjer fitime p.sh si zuckenberg nepermjet nje rrjeti social siç ështe “facebook” por ka futur fijet e rrjetit rjepës ne xhepat e te gjithe shqiptareve,ne te gjitha asetet shteterore e kompanite shteterore,ne te gjithe tenderimet e investimet qe ben ky shtet. Aksioneri kryesor sali ram viçidoli eshte drejtues i rrjetit rjepës “politika” ,ndersa aksionere te tjere te ketij rrjeti jane dhe miliarderet bode,basha,olldasha,sherafudini e plot lopçare te rrjetit “politika”. Kushti kryesor per t’u bere aksioner eshte te kesh profesiònet dhiruajtes,thiruajtes,loperuajtës,infermier byroje,shpellëruajtes,xhubletëpunues etj. Kane konspiracion te ploté ne maredheniet me publikun. Kane miq serbet dhe kontrabandistet e ballkanit dhe te korruptuarit e europes. Fitimet arrijne miliarda ne dite ,miliona pasdite dhe miliarda naten!

  • I ke rënë pikës o kolegu pëllumb zaimi. Miliarderi me i madh eshte saliu i rrjetit politika! Je shume i saktë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *