“Brenda qershorit 2019 zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”

DITA Online

Brenda qershorit 2019 zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektoratit të lartë të Drejtësisë”. Këtë premtoi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në studion e Abc News.

Jemi në procesin e emërimeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në dreJtësi ka ngritur gjithë strukturën e akteve të brendshme dhe rregullatore për ndërtimin e skemës sesi do vlerësohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatët për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, dhe me këtë proces do kemi të zgjedhur brenda qershorit 2019 anëtarët e Gjykatës kushtetuese Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarë dhe prokurorë”.

Sipas saj ngritja e SPAK dhe BKH do i japin impuls reformës në drejtësi në drejtësi, ndërsa priten vendimmarrjet e para.

Ngritja e SPAK dhe BKH do i japin impuls reformës në drejtësi. Ne presim që kanditët qëk anë aplikuar pranë KLP të kalojnë në proces vettingu dhe presim vendimmarrjet e para dhe sapo numri minimal do të jetë gati atëherë SPAK do të jetë menjëherë i ngritur”.

Ajo apeloi që politika të qëndrojë jashtë këtij procesi që është jetik për vendin

Politika duhet të qëndrojë jashtë këtij procesi që është jetik për Shqipërinë për shtetin së drejtës dhe për ekonomi të qëndrueshme”.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *