Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, hedhin shashka drejt policisë

Ornela

Vijon të shoqërohet me përplasje protesta e opozitës sot para Kuvendit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe kanë hedhur shashka dhe tymuese në drejtim të tyre.

Me protestuesit ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Policia nga ana tjetër kërkon nga demostruesit të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë, ndërsa nuk mungojnë edhe paralajmërimet për dënime.

“Te nderuar qytetare. Ruani gjakftohtësinë. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla ne drejtim te punonjësve te policisë. Mos u përplasni me punonjësit e policisë. Te nderuar organizatore te protestës. Merrni masa te menjëhershme qe protestuesit qe kane mbuluar fytyrën me shall e maska ose te zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta. Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës dënohet deri ne 6 muaj burg. Ju si organizatore te tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tubimit.”-njofton policia.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *