Zgjedhjet vendore, Manjani: Rama vendos

Bora Basholli

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ku është shprehur që në zgjedhje do të shkojmë vetëm.

Sipas juristit të njohur dhe mjaft aktiv në politik, krizën politike në vend duhet ta zgjidhë vota dhe jo marrëveshjet e pallavrat.

Më tej Manjani shkruan se Rama ka të drejtë dhe vetëm ai  mund të vendosë për të shkuar në zgjedhje politike parlamentare.

Postimi i plotë:

Marrëveshje?! Jo mo s’ka nevojë…

“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse e vendosim ne…” thotë Rama.

Shumë dakort! Ashtu është, Ai e vendos! Me kë të dojë ta vendosë, por ta vendosë!

Vendi ka nevojë për zgjedhje politike. Krizën politike duhet ta zgjidhë vota, jo marrëveshjet as pallavrat e përhershme që jemi mësuar të dëgjojmë në emër të stabilitetit.

Është vërtetë shumë e thjeshtë zgjidhja këtë herë: thjesht shkojmë në zgjedhje politike parlamentare!

Dhe këtë zgjjdhje, sipas Kushtetutës e ka në dorë Kryeministri. As opozita, as Presidenti, as ambasadorët e as negociatorët.

Vetëm Kryeministri!

Ndaj ka të drejtë, Ai e vendos!

Ndërsa kush qeveris e kush bën opozitë është populli që e vendos, jo Ai dhe listat me një përdorim.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Mire qe e more vesh! Pa tjeter qe ne kete rast Rama eshte ai qe vendos, dhe pse? Sepse ai ka nje mandat plebishitar, si i tille ai perfaqeson me shum se gjysmen! Me nje fjale ky eshte vullnet i popullit dhe jo i Rames! Merreni vesh nje here e mire ti, dhe gjitha ata kodosh politikane, qe po na kepusin shpirtin me ato loqendisjet e tyre te perjavshme.

  • Per deri sa te behen zgjelljet e tjera parlamantare zot shtepije eshte KM dhe ai drejton shtetin dhe jo opozita.Kur te fitojeopozita do te behet si don ajo.Kjo ka qene dhe eshte A e ketij problemi..te tjerat nuk kane rendesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *