Uroj të mos ketë prapavijë oligarkësh

DITA Online

Dritan Hila

Nuk mund të thuhet ende se mospublikimi i VKM-së është një gabim teknik, një strategji politike për të fituar kohë apo një pezullim për shkak të presionit grek. Por neve na mbetet ta trajtojmë problemin politikisht.

Së pari zona e Himarës nuk është zonë minoritare dhe qeveria greke nuk ka pse ndërhyn në këtë marrëdhënie të shtetit shqiptar me nënshtetasit e tij. Si rezultat i ndërhyrjes greke në Himarë shqiptarët kanë parë vetëm probleme. Kemi bllokimin e Lungomares së qytetit vetëm sepse një mitoman si Nikollaq Neranxi e ka penguar shpronësimin me lëvizjet e tij duke thirrur në ndihmë edhe qarqet e të ashtuquajturit Vorio Epir.

Nuk mungojnë në këtë çorbë as ndërhyrjet e Vangjel Dules. Ky, duke mos marrë dot më vota në zonat tipike minoritare si Dropulli apo Vurgu, gjuan ndonjë pulë krahëthyer nga Bregu, në mënyrë që të potenciojë veten në sytë e Athinës. Dhe ja ku jemi që në një takim ndërkombëtar, kryeministri grek përmend një çështje me karakter tërësisht lokal, vetëm që të bëjë presion mbi qeverinë shqiptare në prag të hapjes së negociatave.

Së dyti, në zonën e Bregut ka falsifikime të mëdha të titujve të pronësisë së tokës. Sidomos në periudhën e qeverisjes së Omonia-s njerëzit ankoheshin për një jurist të bashkisë që me dy dëshmitarë të bënte pronar të dhjetëra hektarëve. Ne sot jemi dëshmitarë që persona pa lidhje me atë krahinë kanë me mijëra metra katrorë pronësi. Vendalinj të afërt me Omonian kanë toka që sot janë më vlerë për turizëm por që para 80 viteve kur zona nuk kishte rrugë, bujqësia ishte ekstensive dhe ashtu si sot ato hapësira që pretendohen si prona familjeve, ishin gurë e ferra. Ndërkohë që dihet se historikisht zonat malore kanë pasur vetëm nga një ngastër tokë ku bënin pako gjë prodhime dhe malet e kodrat ishin kullota të fshatit apo të shtetit por jo të familjeve. E tillë ka qenë edhe krahina e Labërisë dhe në veçanti ajo pjesë e saj e bregut që e quajmë Himara. Përndryshe nuk kishin pse shkonin në emigracion apo të bënin mercenarin e Venedikut apo Napolit.

Presioni grek vjen në çastin kur qeveria Rama ndodhet nën sulmin e opozitës. Unë nuk bëj të gjithëditurin për të thënë që ky sulm është i koordinuar, por PD nuk ka pse bën deklarata në disfavor të iniciativës së qeverisë për bllokimin e dhënies së titujve. Do ishte i justifikuar ky sulm nëse do kishte informacion që qeveria e bën që të ndalojë dhënien e tokave fshatarëve të zonës për t’ia ndarë oligarkëve. Por meqenëse nuk ka denoncim në këtë drejtim, atëherë do ishte mirë të linin institucionet të punojnë dhe ftillojnë mishmashin e pronave.

Dhe së fundi ka edhe një princip moral: Bregu i Detit para së gjithash është pronë e gjithë shqiptarëve. Turizmi është potenciali më i madh turistik që kemi për zhvillimin e vendit. Për të bërë turizmin dhe bregun e aksesueshëm, kanë investuar gjithë shqiptarët, përndryshe do të ishin skërka gjysmë të pabanuara si deri në ‘90-ën. Ndaj qeveria ka të drejtë të ndërhyjë. Urojmë që mos të ketë ndonjë prapavijë oligarkësh. Por nëse niset nga parimi i një ndarjeje të drejtë dhe të ndershme, atëherë meriton përgëzimet.

 

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Shume i sakte shkrimi! Bregu i takon gjithe shqiptareve dhe jo disa langaraqeve gjakprishur si himariotet qe pretendojne prona qe si kane te blere kurre.

  • Kush e njeh bregun e di qe Himariot me toka ne det nuk ka dhe nuk ka pasur ndonjehere. Tokat e shtepite i kane ne maj te malit tek fshati i vjeter. Te gjitha ata qe pretendojne toka ne det jane o me fallsifikime ose me ligjin 7501. Pastaj ka dhe himariot surrogato qe kane ardhur si kolon nga Korfuzi per tregeti. Bollano per vete i ka marre tokat me ullishte e pemtari qe jane ndertuar me pune vullnetare nga gjithe shqiptaret. Edhe vilen e ka ne token e marr nga shteti.Te gjithe himariotet kane toka e vila qe s’kane paguar asnje qindarke. Gjithe manipulimi qe po behet ne Himare eshte nga me te turpshmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *