Krimi godet dhe sportin në Shkodër, prefekti: Nuk kemi gjë zyrtare

DITA Online

Prefekti i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka folur pas takimit që zhvilloi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai tha se po merren të gjitha masat dhe se Shkodrës po i jepet një rëndësi e veçantë nga qeveria në prag dhe të sezonit turistik.

Sa i përket kërcënimeve të drejtueseve të Vllaznisë, prefekti tha se nuk ka qenë pjesë e diskutimit pasi nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

Agim Canaj u bë trajneri i radhës tek Vllaznia, që ndjen presionin, edhe pse ka vetëm pak ditë në detyrë. Nuk është hera e parë që skuadra shkodrane, më e vjetra në Shqipëri, bëhet lajm për ngjarje të tilla.

Ish-trajneri Ernest Gjoka u kërcënua sezonin e kaluar, po ashtu besohet se presione të forta pati ish-trajnerit tjetër, Cungu, ndërsa një nga drejtuesit e sotëm, Suad Lici, është shprehur se janë kërcënuar me armë.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *