Shteti i vogël dënon me vdekje homoseksualët

Bora Basholli

Shteti i vogël islamik e vendosi këtë dënim si pjesë e zbatimit të një kriteri të ri penal, të bazuar në ligjin e Sheriatit.

Brunei i ka kthyer marrëdhëniet intime mes meshkujve, në një shkelje të rëndë që dënohet me vdekje përmes goditjes me gurë. I njëjti ndëshkim i pret edhe shkelësit e kurorës.

Shteti i vogël islamik e vendosi këtë dënim si pjesë e zbatimit të një kriteri të ri penal, të bazuar në ligjin e Sheriatit. Paketa e re dhe mjaft e ashpër ligjore parashikon dhe prerjen e dorës për krimin e vjedhjes.

“Dua që mësimet e Islamit të forcohen në këtë vend”, deklaroi sulltani Hassanal Bolkiah. Por, lëvizja ngjalli menjëherë indinjatë mbarëbotërore, ndërsa vet komuniteti LGBT i Bruneit shprehu tronditje të thellë dhe frikë, nga ato që i cilësoi si “ndëshkime mesjetare”, transmeton “Tch”.

“Zgjohesh një ditë dhe sheh se fqinjët, familja apo edhe ajo e moshuara e këndshme që shet petulla në cep të rrugës, nuk të konsiderojnë më një qenie njerëzore, ose mendojnë se vrasja me gurë është normale”, tha për BBC-në një anëtar i këtij komuniteti, i cili nuk deshi të identifikohej.

E teksa homoseksualët në Brunei përballen me vdekjen, në Nebraska, një grua 61-vjeçare solli në jetë mbesën e saj, duke shërbyer si nënë bartëse për të birin, Matthew Eledge, dhe bashkëshortin e tij, Elliot Dougherty.

Cecile Eledge ishte ofruar vet të ndihmonte Matthewn kur kishte mësuar dhe ai dhe partneri dëshironin shumë të kishin një fëmijë.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Fondamentalistet islamike i urrej, por ja qe ne kete ligj u jap shume e shume te drejte,,,,,askush nuk mund te dale mbi ligjet e natyres dhe te shtimit e zhvillimit te shoqerise njerezore.
    Rraca njerezore ekziston dhe shtohet vetem neper mjet nje burri dhe nje gruaja.
    Keta bytheqiret homo pallohen ne vrimen ku del MUTI dhe kerkojne te biresojne femije tek ciftet natyrore qe ka krijuar natyra apo perendia, merreni si te doni.
    Perpara se te gjellohen me gure bythe-qiret, t’u fusin ne bythe nga nje trangull apo kungull, qe te largohen te “ngopur” nga kjo bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *