Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ndërsa policia ka bërë të ditura të tjera detaje.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, ku persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregtar (pjesë këmbimi të makinave).
Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.
Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).
Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.
Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
v.l/ Dita
