Hiqen tarifat “roaming” në Ballkan, pakti hyn në fuqi në korrik 2021

Ornela

Të gjithë qytetarët shqiptarë pajtohen se tarifat e roamingut janë një pengesë kur udhëtojnë kudo jashtë vendit.

Por të paktën në disa vende në Ballkan shqiptarët nuk do të kryejnë telefonata apo shërbime të tjera celulare me kosto të larta.

Ky është qëllimi i marrëveshjes për heqjen e tarifave të shërbimit ‘roaming’, e cila do të nënshkruhet këtë të enjte në Beograd nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia.

Megjithatë, marrëveshja do të nisë të zbatohet në korrik të vitit 2021, ndërkohë që reduktimet e tarifave do të fillojnë që nga 1 korriku i këtij viti, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë se që prej datës 1 Korrik të vitit 2021, në secilin prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mund të flitet me koston e një telefonate lokale, dhe jo më me tarifat e shtrenjta roaming.

Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme vjen pas rreth 2 vitesh tratativa dhe negociata të vazhdueshme mes palëve, me ndërmjetësimin dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Brukselit.

Komisioni Europian e ka vendosur këtë çështje si prioritet, duke e përdorur heqjen e tarifave roaming si një strategji efikase për të integruar më shumë rajonin.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *