SMS në DITA
Në 0689073730
Një qytetar britanik, një ish-lider nga më të njohurit e politikës elitare botërore, një mik i shqiptarëve, vjen në vendin tonë në kontekstin e këshilltarit të kryeministrit Rama. Një vizitë oportuniste, shpresëdhënëse, që të motivon për të startuar fuqishëm punën për të bërë më të mirën e mundshme, me mundësitë e pakta që ofron arka bosh e shtetit tonë. Tani më shumë se kurdo kemi nevojë për shpresë.
Të shpresojmë të gjithë bashkë për një shtet të rilindur europian. E kush mund ta japë më mirë këtë mesazh sesa ish-kryministri britanik? Kjo tregon se Rama është në kursin e botës anglosaksone, pavarsisht me çfarë optike e shohin të pakënaqurit për karrige dhe ziliqarët e opozitës, që çdo gjë ju duket mbrapsh dhe vazhdojnë t’i bien daulles së shpuar të administratës. Nga Adrian Milo, Korçë