Inagurohet stadiumi i Tottenham, një mrekulli

Bora Basholli

Tottenham inaguroi me fitore stadiumin e ri. Skuadra londineze mundi 2 – 0 Crystal Palace në ndeshjen e kampionatit, duke e bërë më të bukur ditën e parë të arenës që mund të presë më shumë se 62 mijë spektatorë nga 36 mijë që mbante i vjetri.

1 miliard Paund të shpenzuara për këtë strukturë 9 katëshe supermoderne, ku fusha e futbollis çmontohet për të lejuar organizimin e koncerteve. Aty mund të zhvillohen edhe ndeshje të futbollit amerikan.

Shumë ambiente shërbimi dhe një minifabrikë që prodhon birrën për tifozët. Stadiumi i ri pritet të rrisë të ardhurat e Tottenham që është mes klubeve që arkëton më shumë në Evropë.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *