Euripidi tek “Andromaka” flet për martesën e hyjneshës Teti me Peleun, babain vdekatar të Akilit në një vend “pranë qytetit Ftia dhe Farsalës”.
Këtë vend gjindja e Thesalisë e quan me emrin “Tetidion” për të nderuar këtë martesë të hyjneshës.
Interesant! Melisa, vajza e mbretit ilir, Epidamnit, u dashurua me Redonin hyun ilir të detrave, nga martesa e tyre lindi djali Dyrrah.
Vendi ku u bashkua Melisa vdekëtare me Redonin, u quajt “Kepi i Redonit”.
Ngjashmëria subjektore është e habitshme, gati paralele.
Qenia hyjnore femër e detrave Teti ka ndoshta vëlla qenien hyjnore mashkull të detrave, Redonin.
Me rastin e parë mashkulli vdekatar Peleu mbars hyjneshën.
Në rastin e dytë hyu mashkull le shtatzënë femrën vdekëtare, Melisën.
Tema e seksit midis të pavdekshmëve dhe të vdekshmëve nuk ka kufij, universalizimi seksual është i plotë.
Seksologët s’dinë asgjë për mitologët.
Mitologët dinë statusin e shumëfishtë të aktit misterioz dhe vulgar seksual.
Seksi bashkon të pabesueshmet !
Ah, ADN-ja hibride, e stimuluar, e rëndomtë dikur dhe e ndërprerë më pas mizorisht, fatalisht !
Shëmbëlltyra e lindjes së djalit Dyrrah i paraprin shëmbëlltyrës së lindjes të Krishtit.
Po Melisa s’u quajt shën Melisa.
Marinë e njohim përjetësisht si shën Maria.
Epoka të ndryshme, cilësime të kundërta emërtimi.
Kujtesat manipulohen, transformohen.
Moikom Zeqo
Ribotim në Dita / Botimi i parë, 1989

Shën Melisa. Sa e bukur dhe interesante!