Nga Sinan Senyurt, BILD
Krejt papritur, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka rënë në qetësi. Ai është zhdukur që prej disfatës zgjedhore të AKP-së islamiko-konservatore. Nuk është dëgjuar apo parë gjë nga ai.
Funksionarët e partisë së tij dalin vazhdimisht para medias dhe po përpiqen me çdo mjet të anulojnë zgjedhjet në Stamboll. Pretendimi i tyre: opozita ka manipuluar zgjedhjet. Vetëm shefi i tyre hesht.
Por ku është futur presidenti?
Sipas burimeve të BILD, Erdogan gjendet në vilën e tij në Uskudar, nga ana aziatike e Stambollit. Prej andej po shqyrton disfatën në zgjedhje, ku mes të tjerash partia e tij humbi Ankaranë dhe Stambollin.
Qëllimi i tij është që me një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh, të mendojë se çfarë ndryshimesh nevojiten tani.
Një funksionar tha për BILD: Shefi i AKP është shumë i pakënaqur me këtë rezultat në zgjedhje dhe dëshiron të identifikojë përgjegjësit për këtë humbje. Pritet që të ketë jo vetëm ndryshime të drejtuesve të AKP, por edhe në kabinetin e tij.
Pas humbjes elektorale në Stamboll, presidenti turk nuk ka hequr akoma dorë nga ish-fortesa e tij. AKP njoftoi të mërkurën se do të ketë rinumërim në tetë nga 39 qarqe zgjedhore. Ky ishte një sukses i pjesshëm për AKP, që kishte kërkuar rinumërim në të gjitha qarqet. Kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu i partisë kemaliste CHP fitoi me 25 mijë vota përpara në metropolin me 15 milionë banorë. Ai kërkoi që drejtuesit e procesit zgjedhor ta njohin si kryebashkiak, duke theksuar se rinumërimi nuk do të ndryshojë gjë pasi mund të ketë vetëm gabime të vogla.
Por teksa AKP ka sfiduar rezultatet, Departamenti i Shtetit në SHBA i ka bërë thirrje qeverisë në Ankara që të respektojë rezultatin zgjedhor. Në kundërpërgjigje, Turqia tha se kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme.
Mes dy vendeve ka pasur tensione të konsiderueshme për një kohë të gjatë. Së fundmi, qeveria e Uashingtonit ndaloi furnizimin me avionë luftarakë të Turqisë pas një mosmarrëveshje për blerjen e një sistemi të mbrojtjes ajrore nga Rusia.
l.h/ dita

Si me qene vllezerit Siamez REXHEP TAIP ERDOGAN dhe EDI RAMA.
Te dyve po i perendon dita, ka filluar muzgu dhe se shpejti nata.
Mjaft se na kane çare bithen me broçkulla.
Ketu tek ne, ne Shqiperi, nuk kemi as opozite si duhet, prandaj livadhis leckamani i Parisit, EDI RAMA.
Ne duhet te shikojme drejt vendeve me te zhvilluara dhe te emancipuara te Evropes se jeme fise dhe rrace Ilire dhe jo rrace Selçuke Aziatike. Tung.
@A
Dhe po vjen dita e djalit Sheqeres nga Malesite e Qoftelargut.Kete na thua ti? Ah te qifsha trute o kokedru. Do te veme ty tru-laraske te drejtosh opoziten bashke me Lulashin se qenke pro-perendimor i madh. Ik o loqe blogjesh.
Ne zyren e tij eshte,
fatkeqesi qe jemi nen ndikimin e propogandes
mashtruese gjermane.
Perpara Sulltan.
I shkreti gazetar Sinani, mjaftonte qe te pyeste Arbenin se ku ishte fshegur sulltani qe i kane rene breket ne toke, rrnofte Gyleni!
Kujt i plasi te zhduket sa me shpejt nga faqja e dheut ky eshte diktator rrofte kemal ataturku ai ishte burre
Erdogani ka bere gabime te pafalshme ne zgjedhje. Nese do kishte mare keshilltare apo komisionere nga PD e LULO SALIUT nuk do humbiste zgjedhjet. Njerez te denje per zgjedhje vetem ketu gjen. Psh Flamur Noken, Arben Ristanin nje tjeter Clirim Gjaten keta te nxjerin nga halli ne mes te nates.