U shpërthen granata, vdes 10-vjeçari në Bulqizë, plagoset motra e tij

Ornela

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit të një granate ka humbur jetën një 10-vjeçar, ndërsa është plagosur motra e tij 7-vjeçare..

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kokërdhak të Fushë-Bulqizës dhe mësohet se granata ka shpërthyer teksa fëmijët ishin duke luajtur.

Mësohet se vajza e plagosur është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia po punon për rrethanat e ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *