Sipas studimit të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë duke qëndruar online. Gjithashtu, kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre.
Sociologia Entela Binjaku shprehet se koha që kalojnë të rinjtë në internet dhe para ekranit është një tregues i aktivitetit të tyre pasiv, që mund të çojë në pasoja për shëndetin që me përparimin e moshës mund të vështirësojë aktivitetin e përditshëm.
Të dhënat treguan se shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen. Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë shqiptarë kryejnë në kohën e lirë janë dëgjimi i muzikës, daljet me miqtë, shkarkimi i filmave, relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre.

“Më shumë se gjysma qëndrojnë kafeneve gjë e cila sërish tregon për stilin sedentar, kohë e shpenzuar duke mos bërë asgjë, ose duke vrarë kohën. Natyrisht kjo nuk ndodh vetëm për arsye që lidhen vetëm me ta, por edhe vetë jeta ekonomike, social-kulturore e vendit ofron pak mundësi për kohë të lirë në mënyrë alternative. Kafenetë janë edhe vendet ku të rinjtë shoqërizohen me një kosto të vogël dhe kjo në mungesë të mjediseve të tjera që sërish të rinjtë në shumicë të papunë, nuk kanë mundësi ti frekuentojnë,” shprehet Binjaku.
Por, megjithëse e shpenzojnë kohen e lire, të rinjtë duket se duan te ikin nga ky vend. Rreth 40 përqind e të rinjve shqiptarë dëshirojnë shumë të jetojnë larg Shqipërisë.
Arsyet kryesore për këtë dëshirë janë kërkesa për standarde më të mira të jetesës dhe për një punësim më të kënaqshëm, ndërkohë që arsimi mbetet dytësor si motiv për t’u larguar.
Gjermania është destinacioni më i dëshirueshëm për të gjithë ata që duan të ikin, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca. Të rinjtë që dëshirojnë të migrojnë janë të predispozuar për të qenë qytetarë shembullorë në vendet ku do të shkojnë dhe kontribuues të shkëlqyer në ato shoqëri: do të mësojnë gjuhën, do të shfaqin sjellje qytetare të mira dhe një performancë solide profesionale.
Potenciali migrator i të rinjve shqiptarë është mjaft i lartë. Institucionet shqiptare duhet ta rishqyrtojnë qasjen e tyre indiferente ndaj kësaj çështjeje dhe të konsiderojnë me kujdes të gjitha pasojat e mundshme afatgjata të saj, duke filluar nga ndikimi te skema e pensioneve, mungesa e stafit mjekësor në sistemin e shëndetësisë dhe deri te largimi i “trurit”. Tërheq vëmendjen fakti që të rinjtë, nga njëra anë, janë mjaft të vendosur të tregojnë anën e tyre më të mirë si qytetarë dhe profesionistë në vendin ku duan të shkojnë dhe, nga ana tjetër, duken mjaft të shkurajuar për ta provuar këtë në vendin amë. Në se ky frymëzim për të punuar fort dhe për të qenë qytetarë model do të ishte prezent në Shqipëri, shumë procese të nevojshme të ndryshimit do të ecnin më shpejt dhe do të ishin më eficiente.
Arsyet për këtë mungesë entuziazmi mund të gjenden në tranzicionin e stërzgjatur dhe të vështirë të Shqipërisë dhe, sidomos, te korrupsioni dhe polarizimi ekstrem në politikën shqiptare. Politikëbërësit dhe vendimmarrësit kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë potencial të të rinjve, duke e ndryshuar vektorin e tij drejt shoqërisë shqiptare në mënyrë që të realizohet integrimi europian i Shqipërisë. Po ashtu, është njëlloj e rëndësishme që vendet tipike pritëse të shqyrtojnë politikat e tyre të deritanishme dhe të jenë më transparente dhe më të qarta në mesazhet që iu përçojnë emigrantëve potencialë përsa i përket dëshirueshmërisë së tyre, mundësive reale për të marrë një status qëndrimi të ligjshëm, si dhe perspektivës së tyre afatgjatë. Kjo do të evitonte një lloj hipokrizie të deritanishme, ku vëmë re se disa vende evropiane ankohen për emigrimin dhe, ndërkohë, sponsorizojnë jo pak programe, që inkurajonë njerëzit e kualifikuar të largohen nga rajoni jonë.
Një tjetër faktor me rëndësi është edhe statusi ekonomik i të rinjve ku 24 për qind e tyre janë shprehur se kanë më pak para se sa moshatarët e tyre. Nga të dhënat rezulton se për të tilla shpenzime të rinjve u duhet një buxhet mujor prej rreth 13,800 lekë ose, ndryshe, 105 euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 60 përqind, nevojitet për blerjen e rrobave, këpucëve etj.
“Kjo arsye vjen edhe për shkak se vetë institucionet që përcjellin modelet për një shoqëri- media kryesisht nuk është se përcjell ndonjë model të ndryshëm nga ky. Ose përçon një realitet që të rinjtë e varfër kryesisht i bën pesimistë për jetën, ose u jep hapësire atyre modeleve që nuk përbën asnjë nga vlerat që shoqëria ka detyrim të përcjellë për të siguruar vazhdimësinë e saj në një stad tjetër: siç janë puna, merita, solidariteti, këmbëngulja etj,” shton Binjaku.
Gjithashtu, edhe gjinia është faktori kryesor që vendos zgjedhjen e aktiviteteve të të rinjve për kohën e lirë, pasi djemtë luajnë video lojëra, dalin më shpesh dhe praktikojnë sporte, ndërkohë që vajzat nuk kryejnë aktivitete fizike.
Për këtë fakt Binjaku shprehet se studimi reflekton edhe një ndarje të aktiviteteve sipas gjinisë: djemtë në kafe me shokët, ose ndonjë futboll apo palestër dhe vajzat më shumë në shtëpi.
“Kjo edhe për shkak të të njëjtit model që kemi të trashëguar, por edhe për shkak të mundësive të kufizuara që ofrojnë jeta social-kulturore e vendit,” shton ajo
Duke vëzhguar të dhënat, vërehet se të rinjtë kanë nevojë për të pasur më shumë mundësi për jetë sociale cilësore. Gjithashtu, edhe për programe për sipërmarrjen dhe për njohjen e shfrytëzimin më të mirë të botës digjitale. Një hallkë e rëndësishme është se duhet të pasurohen e përditësohen programet e planifikimit familjar që ato t’ju shërbejnë më mirë të rinjve, sepse vihet re që ende mosha kur ata martohen dhe bëjnë fëmijë është më e vogël se sa mosha kur fillojnë punën e parë apo kanë mundësinë të kenë një banesë.
Ndërkohë, edhe ata që janë të punësuar, duket se nuk janë të lumtur në Shqipëri. Rreth 48 përqind e të rinjve të intervistuar, që janë në marrëdhënie pune, pohojnë se nuk punojnë në profesionin për të cilin janë arsimuar dhe kualifikuar. 36 përqind e të rinjve punojnë në vende pune, ku kërkohet një nivel më i ulët arsimimi, se ai që ata kanë.
Të rinjtë në marrëdhënie pune pohojnë se punojnë mesatarisht 41 orë në javë, ndërsa ata në zonat rurale 43 orë. 45 përqind e të rinjve kanë pohuar se do të pëlqenin të punonin në sektorin publik, ndërsa 44 përqind në sektorin privat. Rreth 81 përqind e të rinjve thonë se shumë të rëndësishme për të gjetur një vend pune janë edhe lidhjet shoqërore (farefisi, shokët). Ndër të tjera vërehet se 71 përqind pohojnë se ekspertiza apo aftësia profesionale për një punë të caktuar është element shumë i rëndësishëm për një vend pune. 86 përqind e konsiderojnë pagën motiv kryesor të punësimit. 76.5 përqind e pohojnë se është shumë e rëndësishme të kesh ndjesinë se do të arrish diçka, kur merr vendimin të punësohesh. Ndërsa përsa i përket aktiviteteve vullnetare, vetëm 22 përqind e të intervistuar pohojnë se janë përfshirë gjatë vitit të fundit.
v.l. Dita

epo fajin e kane te rinjte, jo edroga
Pse nuk beni njehere statistiken per rrogen mesatare dhe per koston e jeteses ?! Apo nuk ju le Partia ?
Te rinjt qe jetojn me prind dhe kan rroga nga 500 mji lek te vjetra e siper ne muaj,…as mos e mendo emigrimin se do pendohesh,..E vetmja gje qe u sugjeroj mendo plan B ,..per te rritur te ardhurat ,..kjo do te thot biznez ,kualifikim ,apo ndonje pervetsim zanati jasht orarit te punes
Duan te largohen sepse e dine qe neper evrope kafenete jane bosh
ngaqe ata nuk marrin vesh nga jeta dhe nuk jane trendy.
Po moj zonje, nuk te paska vajtur mendja ne mund te ikesh dhe ti.
Lerja vendin tend te punes dikujt qe rri kot te kafeneja pa pune, dhe shiko si do e kalosh kohen tende.
Shko puno xhaba te Ramuti per Veli fikun/
Mbill peme, sic e ka moton Veliu
Pse, c duhet te beje rinia sipas teje, te vrasi veten apo te burgoset brenda kater mureve?
Lloj idiote dhe kjo, tipike produkt i kafeneve te pordhaceve
Zotrote, ku e pi kafene, apo e nuk denjon per kafe se je vip, vete neper dreka e darka me vipa te tjere..
Soj qurrashe idiote, qe kur e hapni gojen ta shpifni, copa mishi me dy sy.
Mire te thote ai me siper, perse nuk beni sondazh te rrogave, dhe te ardhurave te cdo shqiptari.
Kush i mban me buke shumicen e popullsise, apo Rilindja dhe Veliu paguajne dhe te rinjte vene per kafe
Paska gjetur vizion kjo pordha per studimin
ketu nuk asht faji i te rinjeve.Faji bie mbi te rriturit qe nuk garantojne pune per te rinjet.Te rriturit duhet denuar sepse po ia damtojne shendetin te rinjeve me ndeje sedentare.
Bile duke u nisur nga filozofia qe: Puna krijoj njerin.Papunesia po i rikthen ne majmune.Me kete rritet pergjegjesia dhe faji mbi te rriturit duke u perfshire edhe ty Z.Antela Binjaku qe po i din kaq mire keto pune me fakte dhe argumente.Nuk e ngre zerin atje ku duhet por e ngre ketu ne gazete.