Alkool në timon dhe shpjetësi, shtatë shoferë në pranga

Ornela

Shtatë drejtues automjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.

Katër prej tyre për drejtim të makinës në gjendje të dehur, dhe tre të tjerë pa patentë.

Policia thotë se janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga këto 27 për shpejtësi e 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur në rang  vendi 121 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

42 të tjera për mos vendosje rripi të sigurimit.

Policia njofton se në Komisariatin Dixhital dhe Instagramin e Policisë kanë mbërritur 58 denoncime për shkelje të rregullave të qarkullimit ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar menjëherë me masë administrative për parkim të gabuar, parakalime të gabuara duke bllokuar qarkullimin për shkelje semafori etj.

Veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore kryen kontrolle të shumta për të shmangur aksidentet, për shkak se shumica e të rinjve frekuentojnë jetën e natës, dhe siç shifrat tregojnë, ende ka persona që e marrin timon në gjendje të dehur.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *