Stoli i kombëtares, Duka takon ish-trajnerin e Milanit

Ornela

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon bisedimet me teknikë të ndryshëm, për t’i besuar stolin e kombëtares. Së fundi, mësohet se Armand Duka ka udhëtuar drejt Italisë për të takuar ish-trajnerin e Milanit, Alberto Zaccheroni.

Sipas “Top Channel” bëhet fjalë vetëm për një takim fillestar dhe informues, pa pasur asgjë konkrete. Nëse gjithçka mbyllet me sukses, trajneri italian mund te firmosë një kontratë dyvjeçare (1+1) për të drejtuar kuqezinjtë.

Në të shkuarën, Alberto Zaccheroni ka drejtuar Milanin, Interin dhe për pak kohë Juventusin, si edhe kombëtaret e Japonisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Duka eshte idiot me kopetenca te plota. Mafioz.
    Jepja atij dajes qe kishte korcen more idiot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *