Paloka-Ramës: U ngjeshe me anti-plumb, por të përzunë

Bora Basholli

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka është ndalur pak më gjatë në takimin e kryeministrit Edi Rama, një ditë më parë në Kukës.

Nënkryetari i PD-së ka shfrytëzuar rrjetin social teksa shkruan se pavarësisht se Kryeministri solli mijëra forca të policisë, u ngjesh me anti-plumb, nuk kishte arriti të përballej me qytetarët për mungesë guximi.

Paloka ndër të tjera thekson se kryeministrin Rama nuk e duan jo vetëm kuksianët , por shumica e shqiptarëve.

Nuk mund të qëndrosh me kryeministër i një populli që të urren dhe e urren.

Dje në Kukës, edhe pse solle mijëra forca, përfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me anti-plumb dhe prapë nuk guxove të ballafaqohesh me qytetarët por mblodhe me detyrim administratën e deri nxënësit e shkollave me çanta në krah, për të zbrazur urrejtjen tënde për shqiptarët.

Nuk të duan më, jo kuksianët por shumica e shqiptarëve. Kjo një njeri normal do ta bënte te reflektonte por një si ty e tërbon.

Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancën tende ndaj qytetareve, siç ke bërë në gjithë Shqipërinë e dje në Kukës. Por një gjë është e sigurt, njerëzit kanë nevojë për një qeverisje dhe një kryeministër normal, prandaj po të përzënë kudo që shkon me bisht ndër shalë. Janë qytetarët e vërtete e normal të këtij vendi. Asnjëri prej tyre nuk është i droguar. I vetmi i droguar dje në Kukës ishe ti Edvin…”, shkruan Paloka.

 

b.b/dita

 

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *