Rudina Hajdari takon Jonathan Moore: Aktorët politikë të zgjidhin krizën sa më parë

Bora Basholli

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka zhvilluar një takim me zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare, Jonathan Moore.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë deputetja Hajdari, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht.

Hajdari u bënë thirrje aktorëve politikë që angazhohen në mënyrë serioze që të zgjidhin krizën.

POSTIMI I PLOTË

Sot zhvillova një takim me Z. Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht.

Shqipëria është prej më shumë se dy dekadash anëtare e Këshillit të Evropës, prej 10 vitesh anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe aspiron që së shpejti të jetë anëtare Bashkimit Evropian. Të gjithë ingredientët diktojnë domosdoshmërinë për rivendosjen e rendit Kushtetues dhe Shtetit të së Drejtës.

Qytetarët Shqiptarë meritojnë dhe duhet të gëzojnë paqe sociale, rend dhe siguri, sundim të ligjit, politika afat-gjata zhvilluese, progres ekonomiko-social, integritet institucional, përgjegjshmëri dhe mirëqeverisje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë për çdo qytetar Shqiptar aleatët e bekuar të Shqipërisë që na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike si engjëll mbrojtës duke na udhëzuar në zgjidhje të dobishme dhe largpamëse që nxjerrin faqebardhë Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithë-pranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, me objektiv për të siguruar një zgjidhje që garanton në radhë të parë interesin e qytetarëve dhe të kombit për forcimin demokracisë dhe aspiratës Evropiane.

Rudina Hajdari është një nga dy deputetët e Partisë Demokratike që nuk dorëzuan mandatin. Hajdari gjatë muajit të fundit ka zhvilluar disa takime në SHBA dhe shprehet se ka mbështetjen e tyre për vendimin që ka marrë.

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Keni motra ju ?apo e beni se jeni bythleüirsit e politikaneve te pa pergjegjsherm te ketij tranzicioni post komunist .Takimin e pare ky e ben me dep Hajdari ,dhe kjo eshte domethenese .Ajo eshte e paster ,dhe pastaj ky Amerikani i dep i shtetit , do te takoje zhulsat anti shqiptarete tjere qe e kane koken me morra nga vjedhjet e korrupsioni ..Si nuk ju vjen zor cfare shkruani ,sa rrace e peshtire paskemi qene ne shqiptaret . Tju shkruaj turp, eshte shume pak per ju.

    • aDIh,

      shko e bej ndonji vizite ne Psiqiatri se qeke shume rende !

      cfar derdellis si diot i njeri primitive ?

      si mer s’ju ndane shoqerise shqiptare kta rrota kari ,

      qe ndyn ate vend dhe e cuan ne gremine .

      Ik mer sharlatan e shko puno ,me qit buken e gojes ,

      ngeeli politika e shqiperise ta bojn injorantet e trut e semure

  • Per te marre udhezimet se cfare duhet te bejne me vazhdim dhe pastaj kur flasin ne foltore kane ate futuren pa shprehje si robot si te klonuara(rudina,mahmutaj etj se tani s’po me kujtohet ndonje tjeter) qe vetem lexojne ate qe ja kane diktuar persona te tjere qe kane ne dore fatet e botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *