Varrezat nuk janë vende të këndshme pasi ato të ngjallin trishtim. Por ka nga ata njerëz që i pëlqejnë të shikojnë. Janë plotë 199 varreza që duhen parë.
Për të interesuarit, një libër ka përmbledhur varrezat me panoramën më të bukur. Është blogeri i udhëtimit Loren Rhoads ai që ka publikuar librin “199 varrezat që duhet të shikoni përpara se të vdisni”, duke treguar me detaje se çfarë i bën të veçanta këto varreza.
Mes tyre është dhe varreza në Malin Koja të Japonisë, ku 10 000 fenerë ndriçojnë pyllin apo Varreza Kombëtare e Arlingtonit në ShBA, ku pemët e qershisë lulëzojnë në pranverë.

b.b/dita
