Elbasan, gjenden 100 predha artilerie

Bora Basholli

Forcat xheniere të Forcave të Armatosura kanë transportuar 100 predha artilerie që u gjetën në Bradashesh të Elbasanit. Predhat ndodheshin në afërsi të lumit dhe mendohet se i përkasin vitit 1997.

Ka qenë Prefekti i Elbasanit që njoftoi efektivët e FA për predhat e evidentuara. Në më pak se dy orë u bë e mundur zbulimi dhe transportimi me sukses i tyre, të cilat do të asgjësohen në poligon.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes. Në këtë operacion ushtarak asistuan edhe punonjës të Policisë së Shtetit. Nuk janë të qarta shkaqet përse këto predha artilerie ishin të braktisura në atë zonë.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *