Përmes një deklarate në rrjetet sociale, MacKenzie është shprehur se ajo do të përfitojë 25% të aksioneve të Amazon.
“Jam shumë e lumtur që do t’i kaloj atij të gjithë interesat e mia në Washington Post dhe Blue Origin dhe 75% të aksioneve tona në Amazon, plus të drejtën për të votuar mbi aksionet e mia si një mënyrë për të mbështetur kontributin e tij të vazhdueshëm.”- ka shkruar ajo në postimin e Twitter.
Pra, ajo do të përfitojë 25% të aksioneve të tyre që përkthehet në 35 miliardë dollarë dhe sipas Forbes kjo shumë e bën atë gruan e tretë më të pasur.
Mendohej se divorci do ta rrëzonte nga froni Jeff Bezos-in, por ai vazhdon të qëndrojë në vendin e parë, me 110 miliardë dollarë pasuri. Divorci i tyre është tashmë divorci më i shtrenjtë në histori, duke mundur atë të Jocelyn Wildenstein dhe Alec Wildenstein, $2.5 miliardë.
b.b/dita
