Dyshohet të ketë zhdukur të dashurën 20-vjeçare, arrestohen tre persona

Bora Basholli

Tre persona me kombësi rumune kanë rënë në prangat e policisë së Vinarozit, në Valencia nën akuzën e zhdukjes së një 20-vjeçareje moldave.

Mediat vendase raportojnë se në zhdukjen e vajzës ka lidhje edhe i dashuri i saj.

Policia bën me dije se ndalimi i të dyshuarve ka ndodhur në krahinat Tarragona dhe Castellón, ndërsa policia të premten dhe të shtunën bëri kërkime në shtëpitë dhe inspektime në automjetet e tyre.

Sipas Shefit të Gardës Civile të Castellón, Efe nuk përjashtohen arrestime të mëtejshme gjatë hetimit.

Lidhur me këtë ngjarje është pyetur edhe delegati i qeverisë në Valencia, Juan Carlos Fulgencio, i cili deklaroi se:

“Autoroitetet vijojnë kërkimet për vajzën e zhdukur dhe se nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi.” 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *