Dy kandidatët për president i janë nënshtruar testit të drogës në Ukrainë, të ndjekur nga qindra gazetarë dhe nën objektivin e kamerave.
Petro Poroshenko dhe rivali i tij Volodimir Zelenski, dhanë kampionët e gjakut në klinikat e Kievit.
Kjo ishte një kërkesë e kreut aktual të Ukrainës, pas sfidës që i bëri komediani për një debat televiziv para raundit të dytë që do të mbahet më 21 Prill.
Poroshenko pranoi përballjen por kishte dhe ai sfidën e tij, t’i nënshtroheshin testit për përdorim të drogës.
Në raundin e parë Poroshenko u rendit pas komedianit Volodymyr Zelensky, i cili është bërë i njohur në serialin televiziv “Shërbyesit e Popullit”.
Ai ka premtuar se do të luftojë korrupsionin duke ndërmarrë reforma të reja për gjykatat, policinë dhe shërbimet e inteligjencës.
Poroshenko e ka sulmuar rivalin për mungesën e përvojës.
b.b/dita

Ndersa Kryeministri yne Edvin D’Drama,qe eshte sfiduar prej vitesh per nje test te tille,hesht,ndersa militantet e tij lehin sa here
ja permend!Vetingu dhe testi i droges per politikanet propozuar nga opozita,u hodh poshte nga Qeveria e”rilindjes”!!!Keto fakte
tregojn,se socialistet e mbrojn me ndergjegje te keqen, dhe kete e bejn vetem per hir te pushttetit.Prandaj,inkriminimi nuk
eshte problem i nje individi apo disa individeve,por i nje mase te madhe,problem kombetare,perderisa pozita ka perkrahjen
e nje shumice te madhe,qe i mban akoma iso drogaxhinjeve te”ridhjerjes”dhe kyedrogaxhiut te saj.Militantet partiake jan
gangrena e kombit shqiptare.”E para eshte Partia,pastaj vjen Shqiperia”,ka thene Taulant Balla.